Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

3,699 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mazzarri cfare ben? Interi investon, ai djeg: 35 milion euro te hedhura ne kosh ne 6 muaj!

Mazzarri cfare ben? Interi investon, ai djeg: 35 milion euro te hedhura ne kosh ne 6 muaj!
Inter Club Staff

Kovacic, Icardi, Belfodil Taider: Mosha mesatare e tyre eshte disa muaj me e madhe se 20 vjec. Investimi total eshte dicka me shume se 35 milion euro. E ardhmja e Interit? Mos e mendoni shume. Per aq kohe sa ne stolin e Interit do te jete Walter Mazzarri. Ne gjashte muajt e pare te Walter Mazzarrit tek Interi shume kane qene ata qe e kane thene kete fraze. Asgje tendencioze, por duke analizuar situaten e kater lojtareve (ne fakt tre duke pare se Belfodil u huazua me shpejtesi tek Livorno), ka pak vend per tu treguar largpames apo qe gjerat te ndryshojne.

E nisim nga Kroati Kovacic, nje surprize e bukur e merkatos se Janarit 2013. Djaloshit i eshte dhene shume pak besim (vetem 8 prezenca ne 21 ndeshje), i nderrohet shpesh roli ne fushe, dhe shpesh here eshte vene ne gijotine (edhe pse jo ne menyre direkte), nga Mazzarri vete. Taider, ne bashkpronesi me Bolognen, ne fillim te sezonit dukej sikur gjeti vend, por pasi zhgenjeu tek disa ndeshje(sidomos tek ajo ndaj Bolognes) edhe Algjeriani u harrua nga tekniku, madje u parakalua edhe nga Kuzmanovic ne idete e teknikut.

Sa per Belfodil, Mazzarri deshironte ta largonte qe ne Gusht, kjo nuk ndodhi dhe erdhi huazimi ne Janar. Ai luajti shume pak per te mos thene fare. Per ta mbyllur, radhen e ka Mauro Icardi. Sigurisht djaloshi, ndermjet problemeve fizike, mardhenieve dashurore, tashme eshte rikthyer plotesisht ne dispozicion. Por fakti qe preferohet nje Milito qe ka rene jashtzakonisht shume ne forme, eshte nje sinjal shqetesues. Sinjal qe per nje njeri si Thohir qe eshte shume i kujdesshem ne investime, nuk eshte dicka e zgjuar.

Kapitulli Ranocchia (25 vjec) eshte vec. Ai erdhi per nje shifer pak me te larte se 15 milion euro ne nje operacion me Genoan, dhe tashme duket se eshe kaluar nga Rolando perfundimisht. I vetmi investim i veres, dhe qe eshte i ri tek i cili Mazzarri duket se beson eshte Ruben Botta. Ish lojtari i Tigre ka dhene disa shenja talenti, dhe Mazzarri e ka futur ne loje, por asnjehere sduhet te flasim shume shpejt, sepse me Walterin asnjehere nuk i dihet…

Kovacic, Icardi, Tadier, Belfodil… 35 milion euro investime ne vitin e fundit per te ardhmen te hedhura ne kosh deri ne kete moment nga ish tranjeri i Napolit. Mos ndoshta Mazzarri ka mare ne dore Interin ne momentin e gabuar? Tifozet po tregojne pakenaqesite e para…

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.