Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,484 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mazzarri: “Morali eshte i larte, tani duhet vazhdimesi. Mbrojtja me 4, varet. Icardi dhe Botta…”

Mazzarri: “Morali eshte i larte, tani duhet vazhdimesi. Mbrojtja me 4, varet. Icardi dhe Botta…”
Xhorxh Gellci

Dita para ndeshjes te rradhes, ku Walter Mazzarri takon gazetaret si zakonisht. inter.al u sjell pergjigjet e tij kundrejt pyetjeve te gazetareve:

Pas fitores keni pare nje “ambjent” te ri?
“Po, fitorja na ka bere shume mire. Per menyren si punoj une, jam munduar qe mos e permend shume, por eshte e qarte qe pas rezultateve negative stervitesh me me pak entuziazem. Tani e di qe morali eshte ndryshe dhe kam kerkuar vazhdimesi. Kemi nje ndeshje te veshtire, Fiorentina i vendos ne veshtiresi te gjithe. Prandaj pas Sassuolos u kam kerkuar lojtareve te mendojne per ndeshjen e rradhes.”

Si jane Hernanes, Milito dhe Kovacic?
“Pas stervitjes te sotme do e marrim vesh. Per Militon nuk do kete probleme, per dy te tjeret do shohim sot.”

Je sqaruar me Montella-n pas deklaratave te disa kohe me pare?
“Nuk flas me ju per telefonatat e mia private, por nuk kishte asgje per te sqaruar. Ne ate moment jane thene disa gjera por ka perfunduar aty, nuk kam asnje problem me Montellen.

Shoqeria me afer jush do ishte nje vlere e shtuar?
“Kam nje raport te mire me presidentin, kam thene qe do me pelqente me shume, edhe per te kaluar shqetesimin e gjuhes. Te kesh nje kontakt me te rrjedhshem me presidentin me te cilin ndjehesh lirshem do te ishte nje e mire, por e kam thene vetem ne nivel personal.”

Si u pergjigjesh fjaleve te De Laurentiis?
I ka thene ato fjale per dashuri, eshte munduar te me mbaje deri ne momentin e fundit dhe prandaj ka thene ato gjera.”

Te japesh vazhdimesi per impenjimin e lojtareve do te ishte nje avantazh?
“Duke pare qe kemi stervitjet per te kuptuar kush eshte mire, kam krijuar shume kompeticion qe ketu deri ne fund. U kam thene djemve qe nuk eshte e sigurt qe do luaj gjithmone njelloj, ka shume konsiderime per te bere. Te gjithe duhet te jene te gatshem, pastaj nje trajner ka gjithmone idete e tij te bazes.”

E ke pare Fiorentinen ne Tim Cup? Milito duhet te luaje me vazhdimesi?
“Milito eshte rifutur, pastaj ka patur probleme, por eshte nje tendence e te gjithe sulmuesve, me perjashtim te Palacios. Askush nuk ka patur vazhdimesi, te gjithe duhet te rekuperoheshin. Gjithashtu edeh Botta-n e kam pershtatur si sulmues te dyte, duhej te largohej por me ka pelqyer, ishte shume mire ne stervitje, dhe kam vendosur ta mbaj. Sot nuk mund te besh eksperimente, eshte nje diskutim per gjithe vitin. Do te mundohemi te rekuperojme formen e te gjitheve. Fiorentina po ben shume mire prej dy vitesh, i takojme ne nje moment entuziazmi dhe veshtiresia e ndeshjes eshte e qarte.”

Fiorentina e ka vendosur Interin ne kushte shume te veshtira sezonin e shkuar. Keni mesuar nga ajo apo gjithcka fillon nga zero?
“Nuk i jam referuar kurre asaj ndeshjeje, referimet e mia jane gjithmone per ndeshjet e mia. Maksimumi mendoj per ndeshjen e fazes te pare.”

Sa minuta ka Icardi ne kembe?
“Ne keto dite u kam bere te qarte djemve si e mendoj. Kam dhene shembullin e Ferguson qe ne ndeshje behet ajo qe behet ne stervitje. Forma gjendet duke u stervitur fort, nuk ka nevoje te luash me vazhdimesi per te patur forme. Ne kete aspekt, Icardi po stervitet prej 3 javesh me ritme te caktuara, prandaj minutazhi eshte rritur.”

Keni thene qe po krijon kompeticion mes lojtareve, ne c’kuptim?
“Stimuloj konkurrencen dhe mundohem te kem baza per zgjedhjet e mia. Nese lojtaret sfidohet me intensitet dhe vendosmeri, edhe ne ndeshje gjendet i njejti kualitet. Nese japin shume dhe gjithcka, duke qendruar te gjithe ne nje nivel te mire te gjendjes fizike, kam indikata shume te mira per zgjedhjet ne fundjave.”

Mbi mungesat e Fiorentines?
“Rossi mungon prej disa ndeshjesh, kurse Gomez mungon prej shume kohesh. Por nuk mund te them sa ndikojne demtimet. Une kam historine time.”

Nese do ju merrnin ju nje mendim para blerjes te Icardi dhe Kovacic, do i merrje ne ekip?
“Une kam gjetur gjithe skuadren. Per shembull Botta-n e kam pare ne stervitje dhe kam vendosur te mbaj ate ne vend te Belfodil, qe nuk kishte akoma nje rol fiks dhe eshte derguar ne Livorno per te treguar vleren e tij. E ndjekim dhe nese do te jete i zoti mund te kthehet tek Inter. Kam bere zgjedhjet e mia ne baze te asaj qe kam gjetur, per hapin e pare te merkatos kam bere vleresime inteligjente me shoqerine. Icardin dhe te tjeret i kam gjetur ketu, nuk kam ndikuar mbi merkaton ne qershor dhe jam munduar te rivleresoj skuadren.”

Nje mendim mbi Vidic?
“Preferoj te flas per Fiorentinen dhe ndeshjet e tjera prej ketu deri ne fund. Per merkaton e qershorit do te flas ne vere.”

Deri ne mes te dhjetorit asnje humbje ne transferte. Nga Napoli, 5 humbje. Pse? Instiktivisht si e ndjen ndeshjen e neserme?
“Nuk jam instiktiv ne kete aspekt, ndjesite i kam pas 5 minutash ndeshje. Sigurisht shqetesohem te pregatit djemte sa me mire per ndeshjne. Nuk me pelqejne ndjesite. Humbjet jane si rezultat i shume situatave, une ndeshjet i analizoj me vone dhe e di shume mire qe mes meje dhe kritikes eshte diferenca e te bazuarit 90% tek rezultati. Une duhet te vleresoj edhe paraqitjen dhe te punoj mbi te.”

Mbrojtja me 4 eshte nje projekt mbi te cilin po punon per sezonin e ardhshem apo edhe nje korrigjim i momentit?
“Per disa skema taktike, duhet te kesh lojtaret e pershtatshem. Ne Napoli kam punuar per jave te plota me mbrojtjen me 4 dhe morem 7 fitore rradhazi, sepse skuadra ishte e gatshme per mbrojtjen me 4. Une punoj shume per organizimin ose edhe per te ndihmuar nje lojtar te vetem, nuk mund te krijoj nje modul nese skuadra nuk eshte gati. Ne te ardhmen mund te luajme edhe me 4, pse jo?”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.