Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,574 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mazzarri i frustruar me Interin: “Amerika te ka mashtruar qe je i forte, tani mjaft!”

Mazzarri i frustruar me Interin: “Amerika te ka mashtruar qe je i forte, tani mjaft!”
Bujar Berishaj

Inter reflekton. Pas nje turneu te mire amerikan, formacioni zikalter kthehet me kembe ne toke pas tre shpullave te marra nga Eintracht Frankfurt.

Dhe tani eshte Walter Mazzarri i frustruar me te tijet, duke i akuzuar ne vixhilje te ndeshjes se pare zyrtare te sezonit. Koncepti eshte i qarte, Shtetet e Bashkuara kane mashtruar: “Turneu ne Shtetet e Bashkuara na ka bere te mendojme se jemi te forte – lexohet tek Gazzetta dello Sport-. Nese ne ndeshjen kunder PAOK nuk do me shaka? Mua me intereson te mos bejme shaka kunder Stjarnan ne Islande. Por sigurisht qe kunder PAOK do te kemi nje qendrim ndryshe sepse ne futbollin e diteve te sotme sa me shume qe merrni rreziqe aq me shume beni figure te keqe”, siguron tekniku zikalter.

Duhet harruar gjerat e mira te bera ne Amerike dhe te kthehemi ne rrugen e duhur sepse play-off i Europa League eshte nje cak qe nuk duhet deshtuar. Problemet qe kam pare jane te shumta: ngadalesi, intensitet i plogesht ne kembe, mbulimi ne kercim, dhe probleme ne koncentrim, mbi te gjitha ne lojen pa top. Papasterti qe Mazzarri llogarit qe eliminoj edhe me ri-integrimin e Hernanes dhe Kovacic:

Kovacic duhet ta rris kondicionin, e ka paguar me lendim. Vitin e kaluar kemi gjetur nje pozicion te shkelqyer per te. Mund te luaj edhe me i avancuar, por vetem duhet te hyj ne forme.” Ne mungese te cilesise, mbase, duhet fokusuar tek muskujt. Per kete Gary Medel duket te jete fondamental, edhe pse mund te marr pak kohe deri sa te rikuperoj gjendjen e duhur fizike.

Tashme ka ne dispozicion edhe Osvaldon, per te cilin Mazzarri shprehet keshtu: “Ka pak minuta ne kembe por une do ta marr ate ne Greqi. Ndoshta edhe Alvarezin. Palacion jo, eshte akoma i demtuar.” Ne kete pike, rriten shpresat per te pare dyshen e golit Icardi-Osvaldo.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.