Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

630 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Prapaskena me Milinkovic-Savic: eshte refuzuar nga Lazio oferta e Interit pas shitjes se Icardit

Prapaskena me Milinkovic-Savic: eshte refuzuar nga Lazio oferta e Interit pas shitjes se Icardit
Inter Club Staff

Sergej Milinkovic-Savic eshte prej kohesh nje nga endrrat e merkatos se Interit: ai eshte nje emer qe i ve dakod te gjithe.

Qe tek drejtuesit e medhenj, stafin teknik, duke perfshire ketu edhe Antonio Conten dhe Giuseppe Marotten i cili ne te kaluaren ka tentuar ta marre lojtarin nga Lotito.

Zikalterit e kane tentuar disa here goditjen, por sipas asaj qe thote Il Messagero, nje oferte e fundit interiste eshte refuzuar pikerisht ne oret e fundit te merkatos italiane.

“Milinkovic ka shume tifoze te apasionuar pas tij dhe disa jane edhe tek Interi. Njeri me siguri eshte Marotta qe e ndjek me kujdes ate qe nga koha e Juventusit dhe tjetri eshte Antonio Conte.”

“Kete gje e di edhe vete lojtari qe me shume mundesi sot do te deshiroje te beje mire per te fituar nje bilete per ne Milano sezonin qe vjen.”

“Thashethemet e merkatos tregojne se ne ditet e fundit, sapo ishte vendosur qe Icardi do te shitej tek PSG, zikalterit kane folur menjehere me Lotiton per te kerkuar Milinkovic-Savic, por presidenti i Lazios e ka refuzuar ta shese ate. Interi ka tentuar qe te ofroje rreth 50 milione euro, por kerkesa eshte refuzuar pa u kthyer ende ne nje oferte.”

“Por nuk ka qene nje lamtumire kjo e Interit dhe Milinkovic-Savic por thjesht nje mire u pafshim. Palet do te takohen perseri ne veren qe do te vije. Interi eshte nje nga skuadrat me te perfolura per sa i perket te ardhmes se lojtarit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.