Inter, menjehere pas lajmit per Lautaro Martinez, Real Madrid deklaron publikisht: “Ja si qendrojne gjerat. Nuk eshte absolutisht e vertete si oferte.”
Ka pasur me te vertete nje efekt te madh lajmi i publikuar diten e sotme nga Sport Mediaset per sa i perket te ardhmes se Lautaro Martinez.
Sipas tyre, ne zyrat e Interit kishte ardhur nje oferte nga Real Madrid per lojtarin argjentinas ne oret e fundit.
“Real Madrid ka ofruar 100 milione euro per kartonin e Lautaro Martinez: 60 milione euro cash plus kartonin e Jovic”, shkruanin ata sot.
Por me sa duket, vete klubi madrilen eshte kunderpergjigjur duke e klasifikuar kete lajm si “absolutisht te pavertete”.
🚨- SOT ESHTE DITA E PARAFUNDIT!
Vetem 1 ditë nga mbyllja e anëtarësimeve! ⏰
Eja dhe bëhu një anëtar zyrtar i Interit në Shqipëri! 🖤💙
Për çdo pyetje mund të na shkruani në WhatsApp: +355695651111! 📱 pic.twitter.com/eWmxKNuyp5
— Inter Club Albania (@InterClubAlb) September 14, 2020
Nepermjet medias se njohur spanjolle, ABC, ata kane dashur qe te leshojne nje version zyrtar te ngjarjeve.
“Madrid mohon gjithcka per sa i perket lajmit te transferimit te Lautaro Martinez: eshte totalisht e pavertete”, shkruhet ne faqet e tyre.
Me pas, portali spanjoll tregon edhe nje detaj te rendesishem per kete fakt: “Real Madrid nuk ka per qellim qe te bleje Lautaro Martinez.”
“Me perjashtim te ndonje surprize, nuk ka ndermend te beje asnje blerje ne kete sezon duke pare se te ardhurat e klubit kane rene ndjeshem per shkak te pandemsie.”
Keshtu, me sa duket, lajmi i Sport Mediaset ka qene nje nga thashethemet e shumta te merkatos dhe i pabazuar ne fakte.