Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | September 29, 2022

Scroll to top

Top

1,902 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT – Sportmediaset zbulon: “Lautaro ka arritur marreveshje me Real Madrid: Interi do te perfitoje…”

E FUNDIT – Sportmediaset zbulon: “Lautaro ka arritur marreveshje me Real Madrid: Interi do te perfitoje…”
Inter Club Staff

Sportmediaset flet per nje tratative qe do te ishte me te vertete bomba e kesaj merkatoje.

Interi flitet se eshte shume afer shitjes se Lautaro Martinez tek Real Madrid.

Pikerisht per kete arsye, agjentet e El Toro kane udhetuar ne Spanje per te gjetur nje marreveshje fillestare me merengues dhe jo me Barcelonen.

“Flitet per nje operacion qe Interi ka kerkuar ta mbaje top sekret deri ne momentin e fundit, per te evituar qe lajmet te dilnin ne pah dhe te krijonin nje efekt negativ per Vidal.”

“Ky i fundit e ka zgjidhur kontraten me Barcelonen e do te jete shume shpejt ne Milano me zikalterit qe do te paguajne vetem dicka simbolike per te”, shkruan Marco Barzaghi.

DETAJET E MARREVESHJES 

“Interi do te fitonte keshtu para mjaftueshem per te financuar te gjithe merkaton e kesaj vere dhe per te plotesuar deshirat e Contes.”

“Real i Madrid ne kete moment eshte e gatshme te paguaje 100 milione euro per kartonin e tij tek Interi.”

“Nderkohe, me vete lojtarin eshte arritur marreveshje keto dite nepermjet agjenteve te tij qe kane qene ne Spanje.”

“Zikalterit do te investonin menjeherre 50-60 milione euro nga keto para per te arritur tek N’Golo Kante i Chelsea.”

“Por ne kete operacion, mund te futen edhe lojtare te tjere. Nderkohem, zikalterit mund te arrijne me pas te Dzeko qe do te zevendesonte keshtu Lautaron ne skuader.”

“Ne kete moment, Interi dhe Reali i Madridit po vazhdojne te diskutojne per te gjetur marreveshjen perfekte per te dyja palet. Nje marreveshje kjo qe do te ishte ne dem te Barcelones.”

“Conte ne kete moment deshiron qe Lautaro Martinez te zevendesohet me nje lojtar qe shkon per shtat me skemat e tij dhe prandaj flitet per Dzeko.”

“Kishte dyshime deri ne momentet e fundit per Lautaron, per faktin se ai deshiron te luaje me Messin, por duke pare situaten te Barcelona, dicka e tille duket e pamundur.”

“Keshtu, marreveshja qe ka arritur me Real Madrid parashikon qe ai te marre 8 milione euro ne sezon”, shkruan Sport Mediaset.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.