Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 6, 2022

Scroll to top

Top

418 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mesfusha, zbulohet endrra e madhe e Marottes: “Ai po negocionte me te para krizes se Suning: tani po pret vetem…”

Mesfusha, zbulohet endrra e madhe e Marottes: “Ai po negocionte me te para krizes se Suning: tani po pret vetem…”
Inter Club Staff

Problemet e shoqerise, heret ose vone, do te zgjidhen. Por Interi ne keto jave duket se nuk e ka ndaluar aspak programimin e se ardhmes.

Ne Appiano Gentile te gjithe jane te perqendruar te kjo finale kampionati qe mund te dhuroje edhe kenaqesi te medha ne te gjithe ambientin zikalter.

Por dihet, nje shoqeri e madhe, planifikon gjithmone qe me perpara te ardhmen e saj duke mos i lene asgje rastesise.

Nje e ardhme qe, nese do te vazhdohet ende me Antonio Conten, qe ka thene se deshiron te qendroje gjate ne Milano, do te ishte nje e ardhme e sigurt.

Per kete arsye, tekniku i ka idete e qarta: ai deshiron nje zevendes-Brozovic te mirefillte. Prandaj edhe Marotta po kerkon per te nje alternative te vlefshme.

Per kete arsye te gjitha forcat jane perqendruar te profili i Wijnaldum, qe eshte endrra e vertete e mesfushes se Interit e qe mbi te gjitha, eshte nje parameter zero.”

“Ai eshte ne skadence kontrate dhe Marotta perpara mbylljes se rubinetit nga Kina, ishte shume afer me nje marreveshje me te.”

“Nderkohe, tani kontaktet vazhdojne, por nuk mund te arrihet asnje marreveshje. Mbase sapo gjerat te jene pak me te sigurta, atehere do te behet edhe nje levizje konkrete.”

“Por e verteta eshte se Marotta ka perparuar shume ne drejtim te lojtarit, por problemet ekonomike te Suning veshtiresuan gjithcka. Ai tashme po pret vetem nje drite jeshile per te vazhduar perseri aty ku e ka lene.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.