Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

521 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Milan, Castillejos i djeg akoma derbi: “Nuk ishte fare penallti. Politano si nje dhelper u tregua shume…”

Milan, Castillejos i djeg akoma derbi: “Nuk ishte fare penallti. Politano si nje dhelper u tregua shume…”
Inter Club Staff

Per fiks dy dite mbushen plot dy jave nga anullimi i Milanit ne fushe nga ana e Interit ne derbi ne ate fitore te mrekullueshme 2-3 ku u parakalua Milani por ju shuan edhe shume endrra tifozeve te Milanit. 

Por me sa duket ajo ndeshje e fituar nga Interi edhe sot e kesaj dite i le pa gjume djemte e Gattusos sepse me siguri kane qene te pergatitur totalisht per nje rezultat tjeter duke pare momentin e veshtire qe po kalonte Interi.

Por skuadra zikalter ne fushe menjehere pas nje eleminimi ndaj Eintracht gjeti krenarine e duhur per te hedhur ne tapet Milanin dhe duke fituar derbin: nje derbi qe zikalterit nuk e humbasin me tashme prej 3 sezonesh dhe fitoren Milanit ja kane kthyer ne nje mirazh.

Por le te kthehemi tek futbollistet e Milanit dhe deklaratat e tyre ne mediat Italiane qe nuk kane munguar keto kohe.

Pervec shume tifozeve te njohur dhe ish-futbollistave te kuqezinjve qe kane thene keto dite se humbja nuk ishte e merituar e gjera te ngjashme si keto, sot ka folur futbollisti Samu Castillejo.

Keto kane qene fjalet e tij per transmetuesin satelitor Dazn:

“Interi e fitoi ate ndeshje dhe nuk jemi te kenaqur per ate rezultat edhe pse kane kaluar tashme dy jave. Duhet te fitonim por nuk ja dolem, por nuk eshte koha te kthejme koken prapa. Duhet te mendojme per te ardhmen.

“Penalltia ne derbi? Eshte e vertete. Un e le kemben te lire dhe kontakt me Poltanon kishte, por nuk ishte penallti – thote ish-lojtari i Villareal -. Me cilesine e nje dhelpre ai u tregua tinezar per ta vjedhur ate.”

“Sherri ndermjet Kessie dhe Biglia gjate derbit? Jane gjera qe ne futboll ndodhin, nuk jane ndonje gje per te folur kaq gjate.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.