Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,203 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Modric, Perez ja hedh te gjithe fajin Interit dhe i thote lojtarit: “Eshte e papranueshme qe…”

Modric, Perez ja hedh te gjithe fajin Interit dhe i thote lojtarit: “Eshte e papranueshme qe…”
Inter Club Staff

Askush nuk do te habitej nese dikush do e quante Florentino Perez, presidentin e Real Madrid nje ‘ujk te vjeter’. 

Nuk do te habitej njeri sepse keshtu eshte, i tille eshte presidenti i Real Madrid sepse tashme ka vite ne ate detyre dhe jo me kot drejton nje nga klubet me te fuqishme ne bote.

Por perse ky emertim pikersiht ne kete moment? I marim gjerat me radhe.

Luka Modric dje nepermjet agjenteve te tij i ka treguar Florentino Perez se deshiron te largohet por i ka treguar edhe per oferten e cmendur te Interit: 10 milione euro rroge per 4 vite si dhe 2 vite kontrate ne Kine tek Jiangsu Suning.

Nga ana e tij presidenti i Real Madrid i eshte pergjigjur se ofertat mund te jene interesante per lojtarin, por ai nuk leviz kete vit nga Madridi por kete e ka bere duke perdorur Interin e duke ja hedhur te gjithe fajin zikalterve.

Ja cfare tregon Corriere della Sera per kete:

“Pasi i ezauroi te gjithe kontaktet telefonike me presidentin e merengues, Modric vendosi qe ti tregoje Florentinos se deshiron te largohet nepermjet agjentit te tij te njohur, Vlado Lemic.”

“Prokuratori, duke folur me Perez i ka kujtuar atij premtimin e dhene nga ai vete per Modric qe pasi te fitonte gjithcka me Realin e pasi te kishte dhene maksimumin me bluzen e bardhe, atij do i jepej drita jeshile per tu larguar nese do e kerkonte ne nje te ardhme.”

“Por duket se Perez nuk ka degjuar aspak duke ja hedhur fajin qe spo e lejon Modric te largohet, skuadres zikalter.”

“Sipas Perez, ai e refuzon largimin e tij sepse e shikon si te papranueshem qe te shese futbollistin me te mire ne skuader dhe futbollistin me te mire te Boterorit te fundit ne nje huazim me te drejte blerje.”

“E keshtu ai i ka mbyllur deren e largimit Modric, pikerisht duke perdorur Interin si shkak por te gjithe e dine qe Perez eshte nje ‘ujk i vjeter’ dhe qe nuk eshte aspak kjo arsyeja pse ai nuk e lejon Modric te largohet.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.