Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

354 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Monza hedh syte tek shtepia e Interit: Galliani ka vene ne shenjester dy talente zikalter, ja detajet!

Monza hedh syte tek shtepia e Interit: Galliani ka vene ne shenjester dy talente zikalter, ja detajet!
Inter Club Staff

Eshte nje Monza ambicioze ajo e dyshes se njohur ne futbollin italian, Berlusconi-Galliani.

Dy drejtuesit legjendar te kundershtareve historik te Interit, Milanit, kane blere dhe menaxhojne klubin e Monzas prej me shume se nje viti tashme dhe kete sezon kane arritur qe te ngjistin skuadren lombarde ne Serine B nga Seria C.

Keshtu, ata nuk duan te humbasin kohe aspak, dhe duan ta kthejne skuadren e tyre ne nje skuader kompetitive per te luftuar per ngjitjen ne Serie A sezonin qe vjen.

E per ta bere kete, sipas La Gazzetta dello Sport, ata kane menduar qe te trokasin edhe ne dyert e Interit.

Me sa duket, Adriano Galliani ka vene ne shenjester per Monzen dy talente teper te rendesishem te Interit dhe qe aktualisht ndodhen ne huazim.

I pari eshte Andrew Gravillion, mbrojtesi francez i klasit 1998 qe aktualisht ndodhet tek Ascoli ku ka luajtur si i huazuar.

Nderkohe, objektivi tjeter ne shtepine zikalter quhet Xian Emmers, i cili do te rikthehet tek Interi pas huazimit te Waasland-Beveren.

Te dy keto lojtare kane shume gjasa qe sezonin e ri te luajne ne skuadren e drejtuar nga Berlusconi dhe Galliani edhe per faktin se kane mardhenie shume te mira me drejtuesit e Interit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.