Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

3,212 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Preview Inter-Bologna – Pioli mendon per nje turnover ‘me mend’. Nga minuta e pare Gabigol?

Preview Inter-Bologna – Pioli mendon per nje turnover ‘me mend’. Nga minuta e pare Gabigol?
Inter Club Staff

Rikthehet menjehere ne fushe skuadra zikalter per Tim Cup. Pas 3-1 ndaj Chievos, fitores se peste rresht ne kampionat, Interi beson shume edhe tek objektivi kupe.

Europa League tashme eshte nje kujtim i larget dhe Stefano Pioli nuk deshiron aspak qe te lere te ike mundesine per te fituar menjehere nje trofe deh Kupa e Italise eshte mese e arritshme per kete Inter. Kete gje e ka shpjeguar edhe vete tekniku i cili beson shume tek nje Inter kompakt sot ne fushe, prandaj ka vendosur qe te beje turnover, por me ‘mend ne koke’.

KETU INTER – Do te kete turnover, e nuk mund te ndodhte ndryshe duke pare madhesien e skuadres. Por do te jete nje turnover i menduar mire, jo thjesht sa per te ndryshuar emrat ne fushe. Te gjithe presin sot nje shans nga minuta e pare per Gabriel Barbosa: do te ishte ndeshja e tij e pare zyrtare nga minuta e pare qe kur ka ardhur tek Interi. Braziliani mund te shfaqet nga minuta e pare ne fushe pas Icardit sebashku me Joao Mario dhe Eder ne krah. Edhe Palacio po ben nxemjen (mund te luaje ne vend te Icardit) si dhe gjithashtu edhe Biabiany. Ne porte do te jete Carrizo ndersa ne mbrojtje nuk perjashtohet nga minuta e pare Medel. Andreolli dhe Nagatomo luftojne per nje bluze titullari: duhet kuptuar me pare nese Pioli do te modifikoje mbrojtjen apo jo. Ne mesfushe, pas skualifikimit ne kampionat, do te rikthehet Brozovic. Perkrah kroatit pritet te luaje nje ndermjet Kondogbia ose Gagliardinit: ndoshta zgjedhja do te behet per ish lojtarin e Atalantes per te provuar nje dyshe me Brozovic si dhe per te fituar minuta te tjera me grupin ne fushe. Banega do te mungoje per skualifikim (do te vuaje nje karton te kuq qe ka mare ne Kupen e Mbretit ne Spanje vitin e kaluar ndaj Barcelones) dhe Pinamonti (demtim i lehte). Nuk eshte grumbulluar Miranda dhe Perisic, thjesht sepse ishin te lodhur.

KETU BOLOGNA – Donadoni duhet te beje llogarite me shume mungesat qe ka dhe per ndryshimet e mundshme qe do jete i detyruar te beje ne formacionin titullar. Pa Gastaldello, Torosidis, Helander, Taider, Verdi, Sadiq dhe Petkovic, si edhe plus te skualifikuarin Ferrari, mundesite e teknikut kuq e blu jane te pakta. Da Costa duhet te nise nga minuta e pare po ashtu si Mbaye ne mbrojtje. Ne mesin e fushes pritet te luaje Viviani dhe Dzemaili: hapsire per Nagy me Donsah dhe Pulgar per te kompletuar repartin. Ne sulm, pritet Destro te luaje nga minuta e pare duke pare se Floccari eshte nje hap larg Spal. Munier dhe Di Francesco duhet te kene nje bluze titullari: balotazh ndermjet Rizzo dhe Krejci. Te grumbulluar edhe te rinjte: Bianconi, Brignani, Frabotta e Okwonkwo.

 FORMACIONET E MUNDSHME:

INTER (4-2-3-1): Carrizo; D’Ambrosio, Medel, Andreolli, Nagatomo; Brozovic, Gagliardini; Gabriel Barbosa, Joao Mario, Eder; Icardi.
Pankine: Handanovic, Berni, Murillo, Ranocchia, Santon, Ansaldi, Miangue, Kondogbia, Gnoukouri, Candreva, Biabiany, Palacio.
Tranjer: Pioli.
Te skualifikuar: Banega (1).
Te demtuar: Pinamonti.

BOLOGNA (4-3-3): Da Costa; Mbaye, Maietta, Oikonomou, Masina; Donsah, Pulgar, Nagy; Mounier, Destro, Di Francesco.
Ne pankine: Mirante, Gomis, Krafth, Bianconi, Brignani, Dzemaili, Frabotta, Rizzo, Viviani, Krejci, Okwonkwo, Floccari.
Tranjeri: Donadoni.
Te skualifikuar: Ferrari (1).
Te demtuar: Gastaldello, Torosidis, Helander, Taider, Verdi, Sadiq, Petkovic.

Arbiter: Mariani.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.