Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

998 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Moratti: “Zanetti do te jete zevendes president dhe do te beje akoma mire. Per festen…”

Moratti: “Zanetti do te jete zevendes president dhe do te beje akoma mire. Per festen…”
Ardi Deda

Nga restorant Botinero vijne fjalet e Massimo Moratti, i cili lajmeron te reja te rendesishme per sa i perket te ardhmes se Javier Zanetti. “”Ishte e rendesishme te fitonim dhe Inter ka fituar bukur. Gjitcka u be nje feste e bukur dhe nuk eshte e lehte qe gjerat te shkojne mire ne momentin e duhur, por gjithcka shkoi shume mire. Zanetti femija im i gjashte? Jam i afeksionuar me te gjithe djemte qe kane fituar Tripleten, Javier ka mberritur 5 muaj pasi une kisha mare drejtimin e Interit. Ka perjetuar te njejta emocione dhe ngjarje, kuptohemi lehtesisht me njeri-tjetrin. Kemi nje lidhje te vecante dhe ai e ka merituar kete feste te sinqerte dhe spontane. Ka qene gjithmone nje referim per profesionalizmin e tij, me pas kemi pasur shume episode por ne keto momente nuk me vijne ne mendje. Sot ka qene nje gjest mirenjohje dhe dashurie nga ana e publikut sepse keto lojtare kane fituar shume dhe jane afeksionuar shume me kete fanelle. Jane serioze dhe kampione. Nje e ardhme si zevendes president per Zanetti? Une kisha menduar per nje rol si president, por di qe per te kemi nje rol prestigjoz sic eshte zevendes presidenti, dhe jam i lumtur per kete. Do te beje mire patjeter edhe ne kete rol sepse ka inteligjencen per ta bere. Dikush do te vazhdoje te beje mire edhe ne skuadra te tjera, sot publiku ka dashur te kujtoje qe i do shume keta lojtare”.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.