Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

566 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Moratti zbulon gjithcka: “Ronaldon e bleva per ‘fajin’ e shoferit tim: pas nje ndeshje ai me tha se…”

Moratti zbulon gjithcka: “Ronaldon e bleva per ‘fajin’ e shoferit tim: pas nje ndeshje ai me tha se…”
Inter Club Staff

Massimo Moratti eshte nje nga protagonistet e shumte qe kane marre pjese ne dokumentarin “Fenomeni Ronaldo” i realizuar nga Matteo Marani ne Sky Sport per te treguar ardhjen e brazilianit ne veren e 1997-1998.

“Nje sezon ku ne kishim aq shume lojtar te forte sa edhe nese zgjidhje nga pankina, e dije se ishe gati per spektaklin me te bukur ne bote.”

“Ishte nje kenaqesi me vete te shkoje neper ndeshje”, kujton me mall fillimisht ish-presidenti i Interit perpara se te preke tema te tjera.

RAPORTI ME SIMONI – “Simoni ka ditur si te trajtoje cdo lojtar te madh qe ka pasur ne skuader.”

“I ka dhene ne fushe rolin e duhur. Kishte bindjen qe Interi ishte aq i forte me Ronaldon sa mund te fitonte gjithcka.”

KONKURENCA E ATYRE VITEVE ME KLUBET E TJERA – “Kishte nje konkurence te larte. Por doja qe klubi te kishte nje histori me te mire se te tjeret.”

MENDIMET E PARA PER BLERJEN – “Blerja e Ronaldos ishte nje ceshtje tifozlliku. Nisa te mendoj per blerjen e tij pas nje ndeshje ne Firenze ku ne humbem.”

“Fajin e ka shoferi im prej 50 apo 60 vitesh, qe pasi dola nga ndeshja, kur u futa ne makine me tha: ‘me perpara na duartrokisnin kur dilim nga stadiumi’, duke mermeritur ne nje fare menyre.”

“Une, per ti kthyer nje pergjigje ne mes te nervave i thashe qe do blej Ronaldon tani. Nuk ishte thjesht nje batute, qe nga ai moment me shoferin fillova te ndjek me kujdes ceshtjen Ronaldo.”

TELEFONATA PER BRANCHININ – “Po shkoja ne Padova ku kisha nje mbledhje. Mora nje telefonate nga Branchini dhe me tha qe operaconi ishte mbyllur. Shkova menjehere te Sant’Antonio per ta falenderuar. Festuam ne banke.”

OFERTA E PARE E NIKE – “Nike me beri nje oferte qe nuk me dukej nje shifer e mire. I pyeta: “Po sikur te marrim Ronaldon?”.

“Kjo i dha nje mbulim te rendesishem blerjes se tij me pas. Ashtu si e specifikon edhe dokumentari, Interi kaloi nga nje kontrate me 2 miliarde lireta me Umbro ne nje kontrate 15 miliarde lireta me Nike.”

DREKA E PARE PARA PREZANTIMIT – “Momentet e para ne tavoline ai ishte i druajtur, kishte nje menyre qe dukej sikur ishte nje djalosh serioz, shume i kujdesshem, me syte poshte.”

“Por pas 10 minutash i kishte mesuar emrat te gjitheve, bente shaka me te gjithe. Shume i zgjuar. Ishte nje ndjesi e bukur. Nje djalosh inteligjent.”

MOMENTI I DESHTIMIT TE BLERJES SE PELE – “Pele ishte shume afer heren e pare qe u be nje nga me te miret ne bote pas boterorit ne Suedi ne 1958.”

“Praktikisht presidenti i Santos na tha po per kete blerje. Por kur duhet te mbyllnim gjithcka, na mori ne telefon se kishin djegur seline e Santosit se po shisnin Pele dhe nuk dinte cfare te bente.”

“Babai ne ate kohe me tha se ne mes ishte jeta e tyre dhe se nuk duhet ti shqetesonim ne por ta linim Pele atje ku ishte.”

KUPA UEFA E 1998 – “Nata e Parisit ka qene nje kenaqesi shume e madhe qe na kishte munguar ne kampionat, nje feste ne nje qytet teper te bukur. Nje shprese per te ardhmen.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.