Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,020 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mourinho, cfare fjalesh: “Inter shume me i forte se neve edhe ne kushte normale. Tani i uroj shume fat per…”

Mourinho, cfare fjalesh: “Inter shume me i forte se neve edhe ne kushte normale. Tani i uroj shume fat per…”
Inter Club Staff

Direkt pas fitores se Interit, ka dhene mendimin e tij per mediat edhe Jose Mourinho perpara mikrofonave te DAZN.

Ai ka deklaruar shume qarte se si Interi eshte shume me i forte se Roma por nuk ka pranuar te pergjigjet per pyetjet e shtruara nga gazetaret.

Gjithcka fillon me nje pyetje nga studio:

Cfare ndodhi sot? Superioritet i madh i Interit dhe i dukshem…

Ne kete moment ka filluar te flase Mourinho i cili ne fund te fjales se tij eshte larguar me pas. Keto kane qene fjalet e tij:

“I kerkoj falje studios dhe njerezve ne shtepi duke pare se mbase duan te degjojne pyetjet tuaja dhe pergjigjet e mia.”

“Dua te them se Inter eshte shume me i forte se ne ne kushte normale. Nderkohe sot qe nuk ishim ne kushte normale, ata jane shume me te forte se ne.”

“Vitin e kaluar e kane mbyllur kampionatin me 29 pike me shume se Roma dhe sot per ne kishte mungesa per kartona, prej infektimeve dhe prej demtimeve. Situata jone ishte shume e limituar.”

“Kishim praktikisht nje potencial sulmues te barabarte me zero. Do te kishte qene e rendesishme te kishim bere ndonje gol por nuk do te kishte sherbyer per asgje duke qene se pesuam tre.”

“Kur luan me lojtare jashte rolit, jane te pranueshme golat e pesuar por jo gol si i pari dhe i treti i Interit. Jane gola qe nuk pesohen. Keq kemi bere sot te ato dy raste.”

“Arbitri shume mire sot. Di Bello ka bere nje ndeshje te mire. Nderkohe, dua ti bej komplimente edhe Interit. I uroj shume fat per ndeshjen e se merkures gjithashtu.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.