Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 6, 2022

Scroll to top

Top

647 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mourinho i habit te gjithe me deklaraten e tij: “A do te rikthehem nje dite tek Interi? Per hir te vertetes, nuk…”

Mourinho i habit te gjithe me deklaraten e tij: “A do te rikthehem nje dite tek Interi? Per hir te vertetes, nuk…”
Inter Club Staff

José Mourinho me zemer te hapur. Ish-tranjeri i Interit, sot menaxher i Tottenham, ka dhene nje interviste per te perditshmen Il Sole 24 Ore.

“Si ka ndryshuar puna ime? Ka ndryshuar aq shume sa ka ndryshuar edhe bota e cila ne rrethon: rrenjesisht.”

“Ka pasur nje evolucion te madh per sa i perket coaching por edhe menaxhimin e lojtareve dhe skuadrave te futbollit.”

“Gjithcka eshte bere me e shpejte, me intensive. Per sa me perket mua, jam i njejti djalosh dhe kam te njejtat principe si me pare.”

“Kam te njejtin pasion. Por ashtu si ka ndryshuar loja, ka ndryshuar edhe metoda e stervitjes, ku tani bazohet ne kerkime dhe statistika.”

“Sot figura e tranjerit ka evoluar duke u bere kryesori i nje strukture komplekse ku marrin pjese shume komponente.”

Momenti me emocionues ne karriere?

“Pa dyshim, te mundja Barcelonen me Interin per 3-1, ne 20 prill 2010. Per lojtaret, per mua, per tifozet, ka qene maksimumi.”

“Ishin nje skuader heronjsh. Kemi djersitur gjak dhe ne fund kemi fituar. Cfare ndeshje ka qene ajo.”

Po me e veshtira?

“Eleminimi me Real Madrid nga Champions League. Ishim pa dyshim skuadra me e mire ne Europe, fituam La Liga duke thyer te gjithe rekordet e golave dhe pikeve dhe do e kishim fituar ate finale.

“Jam i bindur. Por kur Ronaldo, Ramos dhe Kaka gabojne tre penalltite e para, ti e di qe nuk eshe viti yt ai.”

Eshte dhjetevjecari i fitimit te Tripletes me Interin tend kete vit. Nje triumf i paharrueshem, nje kapitull shume i rendesishem i futbollit europian.

“Ajo arritje do te thote ende shume per mua. Interi ishte shtepia ime, familja ime. Massimo Moratti ishte nje mik.”

Pas finales ne Madrid, nese do te isha kthyer ne San Siro per te festuar me lojtaret dhe tifozet, nuk do isha larguar kurre qe aty.”

“Ti thoja mire u pafshim nje familje te tille ishte dicka shume e veshtire. Por dhjete vite me pas, ne jemi ende nje familje. KA qene forca jone edhe ne fushe, jemi miq perjete.”

“Naten kur kemi fituar kupen, vendimi ishte marre tashme: nuk mund ti thoja jo Realit per here te trete. Por kur shoh veten ne kohe e shoh i qete dhe plot me krenari.”

Fitore, rivalitet dhe nje personalitet qe nuk te le asnjehere indiferent: ja ke dale qe te besh miq ne ate ambient?

“Po sigurisht. Kur futesh ne nje klub, ai klub behet familja jote dhe lidhjet mund te vazhdojne shume ne kohe.”

“Jam ende mik me shume lojtare dhe persona te stafit e qe kam punuar ne karrieren time. Prioriteti im ka qene gjithmone ai qe te ndertoj mardhenie te mira me djemte e mi.”

“Marco Materazzi, John Terry… sa per te permendur disa… Mendoj se lidhja jone do te vazhdoje perjete.”

Na trego pak lidhjen tende me Milanon, qytetin ku ke qene me shume i lumtur…

“Po, ne Milano kam qene i lumtur. Ne realitet, ne ate periudhe kam ndare jeten time ndermjet Appiano Gentiles dhe Comos.”

“Per mua Milano ishte San Siro, stadiumi, tifozeria, Interi dhe interizmi. Ka qene nje vend special qe do e mbaj gjithmone ne zemer.”

“Nje qytet me te cilin kam nje lidhje sentimentale te forte dhe kujtime te mrekullueshme. Nje mbi te gjithe, eshte ai qe po e perseris, fitimi i Tripletes.”

Kur ben nje bilanc te karrieres tende, a je penduar per dicka? Ke ndonje keqardhje?

“Une jam penduar per disa episode agresive ne pankine. Per shembull, me Arsene Wenger, me te cilin kemi pasur beteja te pabesueshme.”

“Keqardhje? Episode negative te vogla po, por me siguri se edhe ai ndihet njesoj si une.”

A do te rikthehesh te stervitesh Interin nje dite?

“Nuk besoj. Eshte nje ndjesi e imja, por nuk mendoj se do te rikthehem te stervis ne Itali. Eshte e vertete qe bota e futbollit eshte e papritur ama, prandaj kurre mos thuaj kurre. Por sot per sot, nuk besoj se mund te ndodhe dicka e tille.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.