Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,170 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mourinho per FcIN: “Emocione te veçanta sot, Interi skuader shume e mire. Mbi penalltine dhe Conten them…”

Mourinho per FcIN: “Emocione te veçanta sot, Interi skuader shume e mire. Mbi penalltine dhe Conten them…”
Andi Prifti

Jose Mourinho e pranon ne konference per shtyp se ajo e djeshmja ka qene nje mbremje speciale: “Nuk ishin emocione per ndeshjen, por sepse po perballesha me Interin, duke pare qe ishte nje ndeshje qe nuk na kushtonte gje…Ishte bukur te rishihja njerezit me te cilet kam ndare dy vite te mrekullueshem. Me ne fund luajtem me nje skuader te rendesishme, qe e nisi me mire ndeshjen.  Kartoni i kuq qe mori Campagnaro ishte nje ulje e ndjeshme ne loje. Jam i lumtur per lojtaret e mi, te gjithe ata po punojne mire dhe po impenjohen shume. Tani do te luajme me Milanin ne New York.Te dielen do shihemi perseri, sepse dhe pse luajme ne orare te ndryshme do te jemi ne te njejtim stadium dhe do te takohemi.” Nje mendim dhe per vendimin qe ishte penallti pasi arbritri anesor erdhi tek ekrani i madh per te pare replay: “I kam thene qe ne futboll nuk ekziston vendimi pasi shihet replay dhe qe vendimi qe po merrte ishte i gabuar, por nuk ndryshoi gje.

Me pas nje pyetje per fjalet e Antonio Conte rreth tripletes: “Ato mbeten vetem fjale. Fjalet e Contes mbeten fjalet e Contes…“, si te donte ta injoronte kete pyetje.

Ndersa nga websiti zyrtar i Chelsea, vijne fjalet e Jose Mourinhos qe komenton fitoren e Chelseat kunder ish-skuadres te tij, Interit: “Edhe ne miqesoret eshte me mire te fitosh se te humbesh. Me ne fund kemi luajtur kunder nje skuadre te rendesishme, qe ka nisur me mire takimin, qe ka qene pozitiv per te dy klubet. Kartoni i kuq i marre nga Campagnaro ka ndikuar per keq tek Interi, i cili qe ne ate moment ka ulur kualitetin e lojes. Jam i kenaqur per lojtaret e mi, secili po punon me shume impenjim. Tani presim Milanin ne New York. 

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.