Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,076 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inzaghi, cfare fjalesh: “Ky Inter eshte nje skuader e mrekullueshme. Nuk arrij te kuptoj dot…”

Inzaghi, cfare fjalesh: “Ky Inter eshte nje skuader e mrekullueshme. Nuk arrij te kuptoj dot…”
Inter Club Staff

Filippo Inzaghi, tekniku i Beneventos ka folur per mikrofonat e DAZN pas humbjes 4-0 ndaj Interit.

Keto kane qene fjalet e tij: “Ishte nje ndeshje mjaft e komplikuar qe per ne nisi menjehere ne menyren me te keqe te mundshme.”

“Mbase ajo nderhyrje ndaj Lapadula nuk do te kishte ndryshuar asgje, por te pakten do te kishte nje te verdhe dhe nje penallti.”

“Arbitri me ka thene se ka gabuar: ne kemi pesuar gol nderkohe ne gjuajtjen e pare dhe me pas eshte bere gjithcka me e veshtire.”

“Ky Inter eshte nje skuader me te vertete e mrekullueshme, nuk kam fjale per kete. Por duhet pranuar edhe se golin e trete per shembull ne e shenuam vete.”

“Me pas skuadra sikur u dorezua. E dinim qe do te ishte nje ndeshje e veshtire, por nuk e kishim menduar deri ne kete nivel. Komplimente Interit.”

“Une nuk flas kurre me djemte ne fund te ndeshjes: do ta shikoj edhe njehere, do doja ta kisha humbur kete ndeshje ne nje menyre tjeter.”

“Sot luanim kunder lojtareve te mrekullueshem te Interit, duhet pranuar edhe kjo. Skuadra mu duk sikur ishte ne loje, por 2-0 na i preu kembet.”

“Pastaj eshte shume e veshtire te vraposh pas Interit, ata te anullojne kur jane ne diten e tyre me te mire.”

“Kampionati per ne eshte pozitiv deri me tani, edhe pse do te jete shume i veshtire deri ne fund fare sepse kemi prapa skuadra si Torino, Fiorentina apo te tjera qe do te kerkojne te ngjiten me lart se ne.”

“Duhet te nderrojme faqe sa me shpejt. 3-5-2? Na u desh te ndryshonim sot sepse perballe kishim Interin.”

“Nese nuk ndryshon, mund te perfundonte edhe me keq nga kaq sa perfundoi. Duhet pranuar kur gjerat shkojne keq.”

“Mendova se ky sistem do te na jepte ndonje avantazh me shume por jo, ishte e pamundur me kete Inter.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.