MOVIOLA – Gazzetta dello Sport nuk permbahet: “Te gjithe ata qe thone se penalltia dhe kartoni i kuq…”
Interi fiton me permbysje ndaj Milanit dhe merr nje vend ne gjysmefinalen e Kupes se Italise, ku do te perballet me fituesen e Juventus-Spal.
Nderkohe, kjo ka qene MOVIOLA e ndeshjes sipas La Gazzetta dello Sport qe me sa duket ka zhgenjyer totalisht pretendimet e kota te Milanit.
“Ka qene e drejte qe te mos jepej penallti as ne rastin e Meite ne minuten e 26 dhe as te rasti i Theo Hernandes te minuta e 38.”
“Te dy ata e kane pasur doren ngjitur me trupin. Me pas, ne minuten e 45, Lukaku-Ibra ka qene nje sherr i vertete.”
“Gjithcka ka ndodhur pas faullit te Romagnolit mbi belgun, ku ishte korrekt kartoni i verdhe per te dy per te ulur tensionet.”
“Nderkohe, nje karton i kuq per te dy ne ato momente mund te kishte perfunduar ne nje sherr masiv.”
“Ne minuten e 58 ishte korrekt kartoni i verdhe ndaj Ibrahimovic, qe i fut pengon Kolarov gjate kohes qe po vraponte.”
“I drejte nderkohe edhe kartoni i verdhe edhe per Rebic ne minuten e 63 qe godet me brryl Barellan.”
“Ne minuten e 69 Leao rreshqet dhe merr Barella me vete ne zone. Arbitri, mbase i penguar nga Kessie, per momentin nuk e hsikon kete penallti.”
“Por me pas, pasi afrohet te monitori i VAR konfirmon gjithcka qe ishte per tu konfirmuar. Nje penallti e sakte e sinjalizuar edhe nga Banti qe ishte perpara monitorit.”
“Kontakti ishte dhe penalltia ishte e drejte. Nderkohe, futja e Chifit si arbiter kryesor, solli 6 minuta vonese dhe qe beri qe ndeshja te kishte 10 minuta shtese ne total.”
“Ne minuten e 96 Meite ben nje nderhyrje jo te menduar mire nga prapa ndaj Lautaros dhe shkakton faull.”
“Ishte pikerisht kjo goditje denimi qe sjell edhe golin e 2-1 te sigluar nga Christian Eriksen qe mbyll lojen.”
Te gjithe ata qe thone se penalltia nuk ishte apo kartoni i kuq nuk qendronte, me siguri e thone kete sepse jane nga ana e humbesve. Asnje moviole ekspertesh nuk e mbeshtet dicka te tille.