Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,285 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Moviola – Inter, mbi Icardi ishte penallti

Moviola – Inter, mbi Icardi ishte penallti
Ardi Deda

I kuptueshem hidherimi i Interit sepse rezultati i kesaj ndeshje mund te kishte qene i ndryshem. Ne pjesen e pare arbitri ndeshkon duart e Juan Jesus. Sigurisht, kemi prekjen dhe lojtari i ka krahet e hapura, por duket qartesisht surprizimi i interistit i cili nuk pret qe topi ti vij atij. Me pak fjale, duket qarte se prekja eshte e pavullnetshme, por arbitri Russo ben te prevalojne rregullat e Fifa qe i kane zgjeruar rastet e panlltive. Cagliari kerkon kartonin e dyte te verdhe per Juan Jesus, por jane serish rregullat e Fifa qe tregojne qe kartoni nuk duhet te jepet kur prekja me dore nuk nderpret nje goditje direkte drejt portes ose ndalon topin te shkoje drejt nje kundershtari. Duke munguar keto supozime, per Fifa-n nuk kemi rrezikshmeri ne aksion keshtu qe nuk mund te jepet kartoni i verdhe. Ne pjesen e dyte kemi nje rast tjeter: Icardi pasi godet traversen hidhet serish per te goditur me porten bosh, perpara tij kercen dhe Rosettini, por sidomos mbrapa argjentinasit kemi Astorin qe duke shtyre me dore ben qe Icardi te humbase ekuilibrin. Situate shume afer limiteve:  ja pse dhenia e penalltise nuk do te kishte qene nje gabim. Nen dyshim, nderkohe, arbitri Russo vazhdon lojen. Per tu shenuar, ne fund, nje nderhyrje e rende nga Ekdal mbi Icardi: vjen e verdha, qe per nje nderhyrje te tille eshte nje luks.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.