Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

710 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

MOVIOLA – Ishte apo nuk ishte karton i kuq per Handanovic? Gazzetta zbulon: “Ja cfare ndodhi: arbitri nuk…”

MOVIOLA – Ishte apo nuk ishte karton i kuq per Handanovic? Gazzetta zbulon: “Ja cfare ndodhi: arbitri nuk…”
Inter Club Staff

La Gazzetta dello Sport ka analizuar episodet per moviole ne Sassuolo-Inter, nje ndeshje qe eshte diskutuar shume diten e djeshme.

“Ne minuten e 21 asnje dyshim per penalltine ndaj Sassuolos: shpejtesia me te cilen Boga leviz dhe driblon eshte vrastare dhe kontakti i paevitueshem.”

“Por kujdes, sepse ne fund te pjeses se pare, ne minuten e 46 ndodh episodi me i perfolur i te gjithe ndeshjes.”

“Pas nje topi te falur nga De Vrij ne menyre te pashpjegueshme, Defrel niset i vetem drejt portes se Handanovic.”

“Nderkohe, ky i fundit del nga porta ne kerkim te topit dhe ben te pamunduren per ta evituar kundershtarin edhe pse ne nje moment e godet ne fytyre nderkohe qe lojtari ishte ne renie e siper.”

“Pairetto nuk vershellen dhe VAR nuk nderhyn. Intensiteti i kontaktit vleresohet ne fushe, por interpretimi i arbitrit eshte se ishte Defrel ai qe shkoi drejt Handanovic dhe jo e kunderta.”

“Nderkohe, edhe pamjet tregojne dicka te tille, kur lojtari pasi kalon portierin, duket se e kerkon me ngulm kontaktin me te.”

“E rregullt totalisht edhe penalltia per Interin sepse Consigli nderhyn keq brenda ne zone. Nderkohe, i parregullt per milimetra goli i trete i Dzekos.”

“Gjithesesi, per mendimin tone, arbitri meriton nje note 5,5 me kete motivim: Ishte nje ndeshje e veshtire dhe plot me episode.”

“Ne rastin e kontaktit te Handanovic me Defrel, arbitri e quajti levizjen e sulmuesit si mashtruese dhe ne kerkim te kontaktit nga fusha.”

“Por ne asnje moment ajo nderhyrje dje nuk eshte konsideruar si rast i paster per VAR sepse ashtu do te ishte gabim i dukshem dhe VAR mund te kishte nderhyre.”

“Arbitri nderkohe ka treguar ne shume raste se nuk e kishte ndeshjen ne kontroll dhe dha nje sori faullash duke u luajtur shume pak futboll.”

“Eshte normale qe nje episod si ai me Handanovic te diskutohet kaq shume, por per aq kohe sa ka opinione nga te dyja palet e mendimit, do te thote se ai rast ka qene ne limite.”

“Pra, edhe mund te jepej, nese arbitri do e kishte gjykuar faull ate qe beri Handanovic por edhe mund te mos jepej nese arbitrit do i dukej se sulmuesi kerkoi kontaktin vete.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.