Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

497 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sport Mediaset zbulon: “Inter, sheiket po tentojne gjithcka per tu futur ne klub? Nga Katari behet me dije…”

Sport Mediaset zbulon: “Inter, sheiket po tentojne gjithcka per tu futur ne klub? Nga Katari behet me dije…”
Inter Club Staff

Mbetet ende e gjitha per tu vendosur per sa i perket te ardhmes se Suning tek Interi dhe aksioneve te tyre.

Tratativa me Bc Partners mbetet shume e nxehte, por ende nuk kemi ardhur ne ate pike sa per te kaluar te nje marreveshje.

Gjithesesi, qe negociatat vazhdojne, e tregon ardhja ne Milano e disa emisareve te gjigandeve anglez te private equity.

Do te provohet qe te afrohet me shume kerkesa me oferten, qe ne kete moment ka nje diference prej 200 milione eurosh.

Por me sa duket, sipas lajmeve te fundit, duket se nga Katari e kane seriozisht dhe sheiket duan patjeter te futen tek Interi.

Kete gje e tregon Sport Mediaset, e cila tenton keshtu te zbuloje nje lajm shume te rendesishem per te ardhmen e klubit.

“Nje fond shume i rendesishem i Katarit eshte interesuar fuqishem per Interin ne kohet e fundit dhe po mundohen te futen ne mes.”

“Deshira e tyre eshte qe te jene partneret e Suning te zikalterit dhe kjo gje mund te sjelle surpriza jo te kendshme per Bc Partners. Priten lajme edhe ne ditet ne vazhdim”, e mbyll kroniken e saj Sport Mediaset.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.