Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

330 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

MOVIOLA – Ishte apo nuk ishte penallti kontakti Bajrami-D’Ambrosio? Gazzetta zbulon: “Mungon vertete…”

Inter Club Staff

Pas shume polemikave per penalltine e 1-1 te dhene ndaj Juventusit ne San Siro, ne Castellani vjen nje episod shume i ngjashem per Interin.

Kesaj radhe arbitri i ndeshjes vendosi per te kunderten e asaj qe ndodhi vetem tre dite me pare ne San Siro ne ate Inter-Juventus.

Analiza e La Gazzetta dello Sport eshte si me poshte, sepse ata kane pergatitur nje MOVIOLE te vecante per kete rast.

“Nese autonomia e vendimeve te arbitrave duhet te dale ne pah, atehere duhet pare me kujdes ajo qe ndodhi dje.”

EMPOLI, ITALY - OCTOBER 27: Daniele Chiffi referee during the Serie A match between Empoli FC and FC Internazionale at Stadio Carlo Castellani on October 27, 2021 in Empoli, Italy.  (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)

“Sipas rregullave aktuale, arbitri duhet te konsideroje faktin se jo cdo kontakt ne zone mund te jete penallti.”

“Kjo ka qene zgjedhja e Chifit ne pjesen e pare ne minuten e 31. D’Ambrosio i rri nga pas Bajramit dhe me njeren kembe godet Bajramin.”

“Kontakti ekziston, jo shume i forte, por kemba e Bajramit spostohet pak. Problemi eshte se nese ky rast shihet me levizje te ngadalesuar, Bajrami bie disa momente me vone se sa kontakti, kur shikon se topi nuk eshte me ne kontrollin e tij.”

“Chiffi nuk ishte shume afer ketij aksioni dhe vendos te vazhdoje loja duke e cilesuar si nje kontakt te lehte.”

“Kjo ishte e kunderta e asaj qe ndodhi ne Inter-Juventus, kur VAR nderhyu duke thyer protokollin sepse arbitri kishte bere me duar se nuk kishte asgje.”

“Ne nje rast si ky ne Empoli, Valeri qe ishte ne VAR mund ta kishte ftuar arbitrin kryesor te shikonte rastin si nje “missed incident”, por ne kete rast ka prevaluar vendimi i arbitrit ne fushe.”

“Per sa i perket te tjerave, i drejte edhe kartoni i kuq i Riccit, i cili nderhyu shume rende ndaj Barella dhe me kohe vonese duke e kthyer kontaktin ne nje loje teper te rrezikshme.”

“I drejte edhe anullimi i golit te Gagliardinit qe e futi topin ne rrjete me dore duke tentuar te beje Maradonen ne kohen e VAR.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.