Moviola – Pak gabime, 3 episode te dyshimta.
Te gjitha te kenaqur nga drejtimi i ndeshjes se z.Orsato dhe nga asistentet e tij, e drejte pjesa me e madhe e vendimeve te marra nga arbitri ashtu si ai vendim i pozicionit jashte loje. Nderkohe, 3 jane episodet per tu analizuar ne moviola. Rrezimi i pare ne minuten e 18, kur Vidal rrezohet ne zone i cili bie i nxitur nga Taider, tifozet zikalter tremben kur arbitri i bie bilbilit se mos akordonte 11 metersh, por vendimi ishte per prekje me dore nga ana e Vidal. Edhe ne moviola eshte e veshtire te shikohet ne rast se e ka prekur me dore apo jo topin.
Ne gjysem te pjeses se pare Orsato tregon meshire ndaj Lichtsteiner, per nderhyrjen e keqe ndaj Taider: mund te ishte kartoni i dyte i verdhe dhe per pasoje i kuq. Episodi e terbon Conten duke i uleritur: “Tani do te nderroj”. E thene, e bere. Ne minuten e 58 Tevez shkakton faull mbi Nagatomon, arbitri nuk nderhyn keshtu topi arrin ne kembet e Vidal qe fatmiresisht gabon perpara Handanovic.