Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

607 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mundo Deportivo: “Lautaro ka dale hapur: Ja cfare ultimatumi i ka dhene Interit.”

Mundo Deportivo: “Lautaro ka dale hapur: Ja cfare ultimatumi i ka dhene Interit.”
Inter Club Staff

Lautaro Martinez del hapur: sipas Mundo Deportivo, sulmuesi argjentinas i ka komunikuar Interit deshiren e tij per tu transferuar tek Barcelona.

Sipas tij, ky eshte destinacioni i vetem i mundshem ne rast se largohet nga Italia dhe asnje tjeter.

Keshtu, jane skarcuar te gjitha pretendentet e tjera, nga Paris Saint-Germain dhe Manchester City: shume e forte thirrja e Messit, vendim i marre tashme prej muajsh.

MESAZH I QARTE – “Negociatat ndermjet klubeve, pas kontakteve te para ne fillim te vitit, jane duke u zhvilluar ne menyre normale.”

“Por problemi eshte se nuk eshte gjetur ende nje marreveshje sepse ka ende distance ndermjet paleve.”

“Interi kerkon nje pagese te plote te klauzoles prej 111 milione euro, ndersa Barcelona tenton qe te fuse ne marreveshje lojtare per te ulur shumen ekonomike qe duhet paguar.”

“Emrat jane ato te perhershmit: Arturo Vidal, Nélson Semedo, Junior Firpo dhe Jean-Clair Todibo.”

INTER SHUME NE VESHTIRESI – “Me sa duket, ajo e Lautaro Martinez ndaj Interit ka qene nje ultimatum i paster: “Une ose largohem tek Barcelona, ose nga Milano nuk leviz.”

Por Interi eshte ne nje pozicion te disavantazhuar tani qe Lautaro ka marre nje pozicion: ai ne nje fare menyre ka shprehur deshiren e tij per te shkuar tek Barcelpna per here te pare.

Nje lufte ne shtepi nuk i intereson Interit, qe deshiron sa me shume qetesi ne ambjentin e saj per te kapur objektivat e Contes.

Gjithesesi, e gjithe situata ne vetvete nuk eshte e mire: mbi Lautaron ka nje pasiguri te plote nese ai do te largohet ose jo, dhe nese ndodh qe largohet, Marotta do te kete detyren e veshtire te gjeje nje po aq te mire se ai.

Shitja e Lautaros do te ishte nje sukses nga ana ekonomike, sepse do i lejonte Interit te perforcohej edhe ne reparte te tjera, por nje minus per sa i perket lojes se Antonio Contes qe ka shpenzuar shume energji ne transformimin e tij.

Te pakten ne Spanje jane te sigurt: Lautaro ka folur me Interin per deshiren per tu larguar, edhe pse ultimatumi “Ose shkoj tek Barca ose qendroj ne Milano” nuk eshte ndonje ultimatum qe frikeson: pse Interi do e kishte problem te qendronte ne Milano Lautaro, kur nuk deshiron aspak ta shese?

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.