Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

529 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Nainggolan rikthehet me Genoan? Spalletti zbuloi pak me pare se “Radja do te filloje…”

Nainggolan rikthehet me Genoan? Spalletti zbuloi pak me pare se “Radja do te filloje…”
Inter Club Staff

Mungesa e Radja Nainggolan eshte ndjere jashtezakonisht shume ndaj Barcelones duke pare karakteristikat e tij teknike po jo vetem. 

Mesfusha zikalter vuajti shume ne transferten spanjolle dhe nje nga arsyet kryesore ishte mungesa e belgut qe i jep nje peshe tjeter zikalterve ne mesin e fushes.

Gjithesesi, tashme frika fillestare ka kaluar dhe duket se Radja do te jete shume shpejt ne fushe edhe pse flitej ne fillim per me shume se nje muaj stop per te.

Belgu ka pasur nje demtim me te lehte nga sa eshte parashikuar ne momentin e pare apo nga sa ka thene dikush perpara 1 jave dhe ndoshta mund te rikthehet edhe ndaj Genoas.

Kete gje e ka konfirmuar sot Luciano Spalletti ne konferencen e tij per shtyp ku ka qartesuar per te gjithe gjendjen e Radjas.

Keto kane qene fjalet e tij:

“Nainggolan ka filluar te vrapoje sot ne fushen e Appianp Gentiles.”

“Te shohim se si do te reagoje kemba e tij gjate vrapit dhe pas stervitjes.”

“Nese kemba i dhemb, eshte nje ceshtje qe na detyron ta shikojme ende situaten me kujdes.”

“Nese ai do ta kaloje pozitiviesht proven e pare, pastaj mund te beje edhe stervitjen tjeter ne fushe me shoket e skuadres.”

Keto kane qene fjalet e Spallettit per Radja Nainggolan ne konference dhe pak me vone mos e humbisni intervisten e plote ne shqip te Spallettit te perkthyer nga inter.al.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.