Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

642 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, tre lojtare nuk nisen fare drejt Napolit: ja arsyet! Por ai qe habit me shume eshte Eriksen sepse ka arritur ne top forme!

Inter, tre lojtare nuk nisen fare drejt Napolit: ja arsyet! Por ai qe habit me shume eshte Eriksen sepse ka arritur ne top forme!
Inter Club Staff

Prozhektoret sot do te jene te gjithe tek Christian Eriksen, lojtari qe erdhi vetem ne muajin janar tek Interi me buje te madhe.

Mesfushori zikalter eshte gati qe te vihet ne dukje ne ndeshjen e Kupes se Italise qe do te luhet sot ndaj Napolit.

La Gazzetta dello Sport ka shpjeguar sot me detaje situaten e tij por edhe te tre lojtareve qe pritet te mos nisen per ne Napoli.

“Ka nga ata lojtare qe nga karantina ka marre disa kile me shjume, normalisht nga qendrimi i tepert ne divan.”

“Por ka edhe nga ata qe kane kerkuar me ngulm qe te mbajne formen e tyre me te mire fizike (si shumica e lojtareve profesionist) por ka edhe nga ata si puna e Eriksen.”

“Danezi ka bere akoma me shume: ka shfrytezuar pauzen e gjate per te shtypur butonin reset dhe per tu ristartuar e te kthehet ne ‘gjendje te re’.”

“Eriksen i ketyre diteve nuk eshte aspak prapa shokeve, ashtu si ishte ne ditet e para te tij tek Interi ku fizikisht nuk ishte ne nje nivel me ta.”

“Tani eshte me prezent, me shume me topin, me shume fizik. Duket puna e gjate individuale qe ai ka bere.”

“Mbase fillimi ka qene kompleks, por tani ai ka pasur shume kohe per tu pergatitur dhe ka gjetur motivimin e duhur per ta bere kete.”

“Ai nuk ka humbur asnje dite per tu rikthyer ne gjendjen e tij me te mire. E duke pare edhe kualitetin ne kembet e tij, talenti nuk i eshte vene kurre ne dyshim.”

“Ne kete moment Eriksen eshte pa frike nje nga lojtaret me ne forme tek Interi e nese kjo forme e tij do te shoqerohej edhe me nje pershtatje totale me skemat e Contes, atehere Interi do te kishte nje “arme vdekjeprurese” ne kontigjentin e saj per ta perdorur ndaj cdo kundershtari.

“Po ne kete moment, kush ka mbetur me prapa se te tjeret ne pergatitjen fizike?”, pyet La Gazzetta dello Sport ne shkrimin e saj.

E me sa duket, jane plot tre lojtare qe nuk do te nisen fare per ne Napoli per shkak te shqetesimeve fizike.

“Ne qendren sportive Suning do te qendrojne per te punuar Diego Godin, Danilo D’Ambrosio dhe Matias Vecino.”

“Te tre ata kane probleme muskulare dhe vonese ne gjendjen fizike. Nuk ndihen ne 100% te formes.”

“Stafi zikalter nuk deshiron te rrezikoje me asnjerin, sepse perpara eshte nje muaj me plot 11 ndeshje te programuara.”

“Nuk jane pak, dhe Conte deshiron te kete sa me shume lojtare ne dispozicion te tij.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.