Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | August 18, 2022

Scroll to top

Top

816 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Nga Portugalia – Interi ne sulm per lojtarin e Bayern Munich. Oferta e pare…

Nga Portugalia – Interi ne sulm per lojtarin e Bayern Munich. Oferta e pare…
Inter Club Staff

Ai ishte nje nga lojtaret sensacion te Europianit per te rinj por edhe te Europianit per te medhenj ne France me Portugaline. 

Kombetarja e tij u shpall kampione por ai qe ne moshe te re arriti te terhiqte vemendjen e gjysmes se Europes.

Ajo qe u tregua me e shkathet nga te gjithe ishte Bayern Munchen, e cila arriti te siguronte sherbimet e tij per shifren e cmendur te 35 milione eurove. 

Image result for renato sanches

Por aventura e tij tek Bayern nuk shkoi ashtu sic pritej dhe ai deshtoi te linte gjurme duke u huazuar per te luajtur me shume nje sezon tek Swansea.

Lojtari me te mbaruar huazimin ne Angli, eshte rikthyer tek Bayern por pritet te mos qendroje gjate.

Per te jane te interesuara Interi ne Itali dhe Wolverhampton, sapo e ngjitur ne Premier League.

Skuadra angleze deshiron ti beje vetes nje dhurate te bukur per sezonin e ardhshem: sipas asaj qe shkruhet nga Diaro De Noticias, Wolves, kane vene ne shenjester mesfushorin Renato Sanches prej kohesh tashme.

Image result for renato sanches

Lojtari tek Swansea nuk eshte se la gjurme, dhe skuadra e tij ra nje kategori me poshte por cilesite e tij nuk i ve askush ne dyshim.

Por gjithmone sipas asaj qe thote Diaro De Noticias, per Sanches, skuadra tjeter qe interesohet me shume eshte Interi e cila po e monitoron shume nga afer situaten e lojtarit i cili u shpall edhe lojtari me i mire i ri ne Europianin e Frances.

Gjithcka per momentin do e vendose Bayern qe kerkesat i ka goxha te larta per lojtarin sepse e ka paguar shume dhe deshiron ne kembim per kartonin e tij te pakten 20 milione euro.

Interi po mendon per nje oferte huazim me te drejte blerje, por per momentin nuk ka bere asnje levizje, gje qe pritet ta beje vetem pasi te kete mbaruar Serie A dhe pasi te merret vesh kompeticioni europian se ku do te luajne.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.