Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

478 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ndryshon totalisht merkato per sezonin e ardhshem: mekanizem i ri, nuk do kete merkato vere dhe dimri

Ndryshon totalisht merkato per sezonin e ardhshem: mekanizem i ri, nuk do kete merkato vere dhe dimri
Inter Club Staff

Duket se duhet ti besojme deklaratat e njerezve te futbollit kur thone se futbolli, te pakten per te ardhmen e afert, nuk do te jete me si me pare. 

Kjo per shkak te pandemise qe ka prishur totalisht ekuilibrat ne sportin me te ndjekur ne bote.

Por per te rikthyer futbollin ne shinat e duhura, duket se Federatat dhe UEFA po mendojne zgjidhje. Duke u nisur nga kjo, edhe merkato do te pesoje nje ndryshim thelbesor.

Pritet qe i gjithe mekanizmi i transferimeve te ndryshoje duke eleminuar keshtu merkaton e dimrit dhe te veres.

Po mendohet te hapet vetem nje dritare e perbashket dhe e vlefshme per te gjitha ligat Europiane njekohesisht.

Ky eshte mekanizmi i ri qe tregohet nga burime afer FIFA, UEFA, ECA dhe Euroleagues.

Pritet qe te rrezohet keshtu totalisht merkato e dimrit per sezonin e ardhshem merkato do te qendroje e hapur per tre muaj e gjysem me kampionatet qe do kene filluar tashme.

Datat do te vendosen ne baze te nisjes se sezonit te ri dhe ato nuk jane vendosur ende.

Por a eshte vendosur perfundimisht mbi kete ceshtje? Sipas Corriere dello Sport, akoma jo perfundimisht sepse kjo hipoteze per momentin eshte e tille dhe me e mundshmja.

Nderkohe, per sa i perket kontratave po diskutohet qe te tejkalohet pakez (me rreth nje muaj ose nje muaj e gjysem data 30 qershor) dhe keshtu do i jepej mundesia te mbylleshin kampionatet.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.