Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

403 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ne Spanje nuk dorezohen: “Inter, ki kujdes: Barcelona po tenton te te rrembeje nje super lojtar.”

Ne Spanje nuk dorezohen: “Inter, ki kujdes: Barcelona po tenton te te rrembeje nje super lojtar.”
Inter Club Staff

Ne distancen e disa muajve, ne Spanje duket se kane filluar te rikthehen ne sulm per nje nga yjet aktuale te Interit te Contes.

Behet fjale per Lautaor Martinez, qe sipas mediave spanjolle, eshte rikthyer perseri ne qender te merkatos se Barcelones.

Per kete gje ka shkruar diten e sotme Mundo Deportivo, e cila ka treguar se Barca e ka shume seriozisht per te.

Sipas tyre, kete operacion do e ndihmonte edhe mungesa e rinovimit te Lautaros, edhe pse kjo ka ardhur vetem per shkak te ndryshimit te agjenteve dhe tashme shihet si ceshtje kohe.

Por cfare po ndodh sipas tyre? “Nga ambiente afer Interit, dhe sipas asaj qe kemi marre vesh ne, ne kete moment per Lautaron prioritet eshte fitimi i Skudetos.”

“Duke qene se Lautaro ka nje kontrate te gjate, prandaj edhe Interi nuk ka pasur nxitim per rinovimin e kontrates.”

“Por Barcelona deshiron qe ti ofroje Lautaros nje page dyfish me te larte se ajo qe i ofron Interi, e Barca mendon se me para mund ta joshe ate.”

“Gjithesesi, nuk duhet harruar qe Interi ka nevoje per para, e kete gje e kane thene shpesh mediat italiane keto kohe. Per kete arsye Barcelona po tenton ta rrembeje Lautaron dhe nje tentative reale do ta beje.”

Keshtu eshte shprehur El Mundo Deportivo qe me sa duket e ka harruar shume shpejt ate qe Lautaro ka thene pak jave me pare. Fjalet e tij ishin: “Te jem tek Interi eshte nje enderr. Tani dua te qendroj per shume vite ketu dhe te fitoj me kete fanelle”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.