Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,158 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Nga Anglia – West Ham ben oferten e dyte per Joao Mario: refuzohet menjehere nga Interi!

Nga Anglia – West Ham ben oferten e dyte per Joao Mario: refuzohet menjehere nga Interi!
Inter Club Staff

Interi po punon fort per merkaton e veres.

Pasi ka siguruar tashme tre lojtare, zikalterit po punojne per shitjet sepse Fair Play Financiar i detyron te shesin me patjeter.

Nderkohe, Joao Mario ka qene nje nga lojtaret me te dobet te Interit ne 6 muajt e pare edhe pse ai me Portugaline eshte komplet nje lojtar tjeter nga ai sa kemi pare tek Interi.

Per kete fakt, portugezi u largua drejt Anglise ne huazim tek West Ham ku i rriti ndjeshem paraqitjet e tij, por keshtu sic jane gjerat ne kete moment, ai pas boterorit pritet te rikthehet ne Milano.

Gjithesesi, pas ketij huazimi dhe rikthimit ne baze, duket se anglezet nuk jane dorezuar per Joao Marion.

Me sa duket, West Ham po ekzaminon terrenin per te nisur nje tratative te re me Interin per nje transferim te dyte ne Londer te lojtarit zikalter.

Duket se keto dite West Ham ka trokitur ne deren e Interit per te bere oferten e radhes: ata kane ofruar nje huazim te dyte per Joao Mario, nje huazim te thjeshte pa te drejte blerje, pikerisht si i pari.

Kete e ka thene sot gjate numrit te saj Daily Star, e perditshme angleze.

Por kjo oferte eshte cilesuar menjehere si qesharake nga Interi duke e refuzuar pa u menduar dy here dhe mesazhi per West Ham ishte i qarte: ose do te vini per ta blere perfundimisht kartonin e tij, ose huazimin ta harroni.

Portugezi eshte paguar 40 milione euro vetem dy vera me pare dhe Interi nuk deshiron qe te humbase me kohe me huazime, por deshiron ta shese sa me shpejt te jete e mundur ne nje shifer te afert me 30 milione euro.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.