Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

368 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Nga Anglia zbulojne: “Ashley Young ka nje enderr te madhe: gjithcka ka te beje me Interin dhe me…”

Nga Anglia zbulojne: “Ashley Young ka nje enderr te madhe: gjithcka ka te beje me Interin dhe me…”
Inter Club Staff

Ai erdhi vitin e kaluar nga Premier League, skuadra e Manchester United, dhe transferimi i tij u pa me shume negativitet ne Itali.

Por ne fushen e lojes, me shume dedikim, pertej moshes se tij te madhe, ai arriti te luante mjaft mire me Interin e Contes.

Po flasim per Ashley Young qe duket se kete sezon ka pasur nje ulje te rendimentit te tij dhe me te gjitha gjasat do te jete edhe sezoni i fundit me Interin.

Lojtari e ka kontraten e tij ne skadence ne qershor dhe drejtuesit zikalter nuk kane ne plan qe ta rinovojne ate.

“Nese do mund te rikthehesha te luaja perseri per Watford, do te largohesha nga Italia ne kete moment direkt”.

Keto kane qene fjalet e tij ne tetorin e shkuar, ne nje interviste te gjate per podcastin mujor te Hornets qe quhet “Golden Tales”.

Keshtu, Ashley ne kete moment qe eshte 35 vjec ka nje enderr te madhe: te fitoje kampionatin njehere me Interin dhe me pas te niset per Vicarage Road.

Endrra e tij eshte e dyfishte, sepse deshiron ta mbyllir karrieren e tij duke luftuar per ngjyrat e skuadres qe e rriti.

Burimi: Irish Mirror.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.