Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

618 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Nga Bergamo japin lajmin e madh: “Gomez, marreveshje me Interin? Me sa duket ai do te shkembehet me…”

Nga Bergamo japin lajmin e madh: “Gomez, marreveshje me Interin? Me sa duket ai do te shkembehet me…”
Inter Club Staff

Papu Gomez dhe Interi me sa duket ne kete moment jane vertete afer. Ose te pakten kete pretendon Corriere di Bergamo.

Sipas tyre, Interi eshte skuadra e vetme e besueshme se mund te jete destinacioni i ardhshem per kapitenin e Atalantes.

“Papu deshiron qe te jete sa me afer Bergamos, duke pare edhe investimet qe ai ka bere ne kete qytet deri me tani.”

“Keshtu, Interi eshte e vetmja mundesi faktike per te. Me Interistet nderkohe, ka nje marreveshje totale me lojtarin dhe agjentin e tij.”

“Gomez do te zinte vendin ne skuader te Christian Eriksen qe pritet te largohet nga momenti ne moment nga Milano.”

“Por si do te arrihet tek Papu? Atalanta nuk deshiron ta lere te largohet lojtarin gratis dhe prandaj eshte shume e mundur qe ai te transferohet me ane te nje huazimi.”

“Keshtu, nje shkembim huazimesh duket si nje hipoteze shume reale ne kete moment ndermjet dy klubeve plus edhe ndonje milione euro.”

“Ne kete moment, po flitet shume per nje kalim te super talentit te Interit, Gaetano Oristanio tek Atalanta.”

“E ky emer eshte nje emer qe e intrigon shume Atalanten qe eshte keshtu e interesuar per nje operacion te tille.”

“Por Piero Ausilio duket se nuk deshiron ta humbase lojtarin dhe po tenton te fuse ne mes emrin e Piroles, mbrojtesit te qendres qe eshte aktualisht i huazuar te Monza. Ausilio nuk deshiron qe Interi te perserise te njejten gafe qe eshte bere ne te kaluaren me Nainggolan-Zaniolo.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.