Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

614 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Barzaghi i frikeson te gjithe: “Zhang e mohoi shitjen e klubit, por ai nuk mohon dot ate qe qeveria kineze ka…”

Barzaghi i frikeson te gjithe: “Zhang e mohoi shitjen e klubit, por ai nuk mohon dot ate qe qeveria kineze ka…”
Inter Club Staff

Ka bere shume zhurme lajmi i publikuar sot nga Corriere dello Sport per nje shitje te mundshme te Interit nga ana e Suning.

Por klubi zikalter me nje komunikate zyrtare e ka mohuar kategorikisht kete lajm, ashtu si nenvizohet edhe nga Sport Mediaset.

“Shitja e klubit eshte nje eventualitet qe nuk mbeshtetet ne asnje fakt, dhe Interi e ka mohuar menjehere me nje komunikate kete gje.”

“Por nuk mund te perjashtohet ama nje skenar tjeter, qe zanafillen e ka direkt nga qeveria kineze dhe ligji i ri i tyre per sportin.”

“Me sa duket, qeveria kineze ka miratuar nje ligj qe i ve veton totalisht investimeve jashte Kines dhe mbi te gjitha, ne sport.”

“Pikerisht per kete fakt Steven Zhang po kerkon mbi te gjitha likujditet per te rifinancuar nje bond prej 375 milione eurosh qe skadon ne 2022, per te mbuluar keshtu edhe mungesen e te ardhurave nga stadiumi dhe nga efektet e krizes.”

“Nderkohe, ai po mundohet te mbylle edhe nje kontrate sponsorizimi me Evergrande, si sponsor i ri i fanelles per te pakten 30 milione euro ne sezon.”

“Por edhe pse Steven Zhang e mohoi se Interi eshte ne shitje, ai se mohon dot se qeveria kineze e ka ndaluar Suning te investoje shuma te medha tek Interi. Prandaj, nje zgjidhje per kete duhet gjendur.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.