Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

675 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT nga Di Marzio: “Inter po tenton shitjen e Skriniar: eshte marre ne pune nje agjent per ta transferuar tek Paris Saint Germain.”

E FUNDIT nga Di Marzio: “Inter po tenton shitjen e Skriniar: eshte marre ne pune nje agjent per ta transferuar tek Paris Saint Germain.”
Inter Club Staff

Me sa duket jane ore shume te nxehta per merkaton e Interit dhe kete gje e tregon me se miri edhe emisioni Sky Calciomercato.

Vetem pak sekonda me pare, Di Marzio ka folur per zikalterit duke treguar keshtu per here te pare se Interi po mendon seriozisht per shitjen e Milan Skriniar.

Deri me tani ka pasur shume thashetheme, por asgje konkrete duke pare se ishte perfolur vetem per nje shkembim te mundshem Skriniar-Ndombele.

Por me sa duket, nje klub i ri ka dale ne skene per te perfituar sherbimet e tij dhe sipas Di Marzio, nje agjent eshte marre ne pune per te realizuar kete tratative me sukses.

“Ne fakt, Interi po mundohet te shese disa lojtare dhe kjo nuk eshte dicka e re per zikalterit ne kete moment.”

“I pari ne liste me sa duket eshte Skriniar, nje lojtar qe eshte cilesuar nga Conte si i sakrifikueshem dhe per shitjen e te cilit eshte marre ne pune edhe nje ndermjetesues i famshem.”

“Ai duket se po punon per Paris Saint Germain, dhe po tenton te kuptoje se si mund te realizohet ky operacion dhe sa mund ti kushtoje skuadres se sheikeve.”

“Ne kete moment nuk ka asnje oferte zyrtare, por nje oferte pritet nga momenti ne moment me PSG qe deshiron te zevendesoje Thiago Silven me nje lojtar te nje niveli te larte.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.