Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,026 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, vjen goditja e pare? “Conte deshiron qe ta kete me cdo kusht ne daten 7 shtator ne Appiano.”

Inter, vjen goditja e pare? “Conte deshiron qe ta kete me cdo kusht ne daten 7 shtator ne Appiano.”
Inter Club Staff

Arturo Vidal dhe Interi kesaj radhe me te vertete qe mund te perfundojne bashke pas nje ndjekje teper te gjate.

Mesfushori kilian eshte jashte projektit te Koeman dhe diten e djeshme ka nisur te diskutoje me Barcelonen per largimin.

Rruga eshte e dukshme tashme, ashtu si nenvizon La Gazzetta dello Sport, por problemi eshte qe ai te largohet me zero nga Barcelona dhe drita jeshile e drejtuesve katalanas per kete.

Me kaosin Messi, Vidal nuk eshte mendimi i pare per ta: per te perditshmen italiane, vetem pasi te kete sistemuar ceshtjen Messi, Bartomeu do te flase me lojtaret e tjere qe duan te zgjidhin kontraten.

Interi pret qe agjentet e Vidal te gjejne sa me shpejt zgjidhjen e kontrates me Barcelonen, pikerisht ashtu si u be jave me pare me Manchester United per Alexis Sanchez.

Ne kete moment, ka nje dakordesi ndermjet paleve per kontraten e cila do te jete nje kontrate tre vjecare me opsion per nje vit te trete, plus nje bonus ne momentin e nenshkrimit.

Conte shpreson qe ta kete Vidal ne daten 7 shtator ne Milano, dite kjo kur filllon pergatitja e skuadres ne Appiano Gentile.

Per kete arsye, Felicevich, agjenti i lojtarit, ka rritur presionin me drejtuesit katalanas per nje takim te menjehershem me Bartomeun dhe ortaket e tij per te zgjidhur kontraten.

Vidal e di qe Conte do ta beje ate nje nga lojtaret kryesor te Interi dhe qe do te kete si objektiv fitimin e kampionatit.

“Ai mezi po pret te ribashkohet me ish-tranjerin e tij dhe te sfidoje ish shoket e tij qe drejtohen nga Andrea Pirlo.”, e mbyll shkrimin e saj La Gazzetta dello Sport.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.