Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

623 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

TMW zbulon gjithcka: “Inter, Marotta ka hequr nje objektiv perfundimisht nga lista e tij e merkatos.”

TMW zbulon gjithcka: “Inter, Marotta ka hequr nje objektiv perfundimisht nga lista e tij e merkatos.”
Inter Club Staff

Sot ne shtepine zikalter ka qene dita e Achraf Hakimi, blerjes me te re te Interit qe po vjen nga Reali i Madridit.

Keshtu, zikalterit kane arritur te sigurojne lojtarin ne pronesi te madrileneve per nje shifer rreth 40 milione euro plus 5 milione euro bonuse.

Nderkohe, per vete lojtarin do te kete nje kontrate pese vjecare per 5 pese milione euro ne sezon plus bonuse qe do te jene ne rritje.

Por sipas TuttoMercatoWeb, tashme qe Hakimi eshte nje lojtar i Interit (ai ka firmosur kontraten me zikalterit gjate dites se sotme), eshte e sigurt heqja nga lista e merkatos nga ana e Marottes e nje emri qe ai ndjek prej kohesh ne Serie A.

Prej kohesh tek Interi ishte lakuar jo pak emri i Federico Chiesa si nje objektiv i madh i Interit dhe sidomos i Marottes.

Por sipas asaj qe shkruan Fabrizio Biasin ne editorialin e tij per TMW, lojtari i krahut viola tashme nuk ka asnje mundesi te transferohet tek Interi, te pakten ne kete sesion merkatoje.

“Chiesa? Nga shtepia Inter thone e sterthone se operacioni me Fiorentinen per te eshte i pamundur.”

“Por tek Interi nuk jane aspak te trishtuar. Ne ate pozicion qe mund te vinte Chiesa, nje lojtar i mire per hir te vertetes, po vjen nje Hakimi, qe perseri per hir te vertetes, del qe eshte nje lojtar shume i mire, i vleresuar ne te gjithe europen dhe qe i ka treguar cilesite e tij ne kompeticionin me te rendesishem ne bote per klube: Champions League.”

“Por shenojeni: Chiesa-Inter nuk ka ndonje mundesi te ndodhe ne kete merkato. Ne te ardhmen kurre mos thuaj kurre. Por per momentin, zero mundesi.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.