Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

412 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Nicolo Barella zbulon gjithcka: “Ja kush eshte Interi i endrrave te mia. Idhulli im me i madh tek Interi ka qene…”

Nicolo Barella zbulon gjithcka: “Ja kush eshte Interi i endrrave te mia. Idhulli im me i madh tek Interi ka qene…”
Inter Club Staff

I pyetur per mikrofonat e Matchday Programme te Inter-Napoli, Nicolo Barella, mesfushor zikalter, ka folur keshtu per menyren e se luajturit, por jo vetem.

“Idhulli im me i madh ndonjehere ka luajtur pikerisht tek Interi: quhet Dejan Sankovic dhe me mbushte syte plot sa here shenonte.”

“Por jo vetem golat, por edhe teknika e tij. Kam qene i dashuruar qe femije me nje lojtar te tille qe me ka motivuar ta dua futbollin akoma me shume.”

“Me pelqente te mendoja se mund te afrohesha me te nje dite. Une jam rritur ne shkollen e futbollit te Gigi Riva, e kam njohur ate kur isha 16 vjec dhe ishte nje emocion i madh.”

“Per mua rekuperimi i topit me nje te rreshkitur eshte njesoj si te kem shenuar. Goli mbase eshte gjeja qe mbahet mend me shume, nje moment emocional, por kenaqesia ime eshte edhe te arrij para porte dhe te jap nje top te bukur.”

“Jam shume kompetitiv nga natyra, kam nje shtyse qe nuk e le asnjehere nje top te diskutueshem, kerkoj gjithmone fitoren.”

“Kam kerkuar kudo qe te jap maksimumin tim ne fushe. Jemi nje grup i bukur. Nder shoket me simpatik qe kemi ne skuader them emrin e Brozovic, qe me ben te qesh dhe eshte nje tip i vecante.”

“Interi i endrrave te mia? Julio Cesar ne porte: kapesi i endrrave, portieri i Tripletes. Materazzi: Matrix, grinte dhe zemer, me ka huazuar numrin. Maicon: kolos, mbrojtesi me i mire qe me kane pare syte ne krahun e djathte. Stankovic: idhull femijerie, fuqi dhe precizion. Ronaldo: me i forti i historise, pike”, ka mbyllur ai fjalen e tij.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.