Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

641 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Nga Zero ne Dhjete – Gerricja e macokut, bisha e uritur dhe ato nente minuta…

Nga Zero ne Dhjete – Gerricja e macokut, bisha e uritur dhe ato nente minuta…
Ardis
  • On 30/10/2013, 13:19

Interi kthehet nga Bergamo vetem me nje pike, fryt i golit te Ricardo Alvarez dhe barazimit te German Denis per Atalanten. Rezultat zhgenjyes per skuadren e Mazzarrit, qe shpresonte ne nje fitore. Te perjetojme serish ndeshjen… Nga Zero ne Dhjete.

ZERO – Humbjet ne transferte per Interin, 6 jave pa humbje duke perfshire edhe ato te sezonit te kaluar. Nuk ka ndonje arsye per tu gezuar, te jepej pershtypja se ne Bergamo mund te merrje me shume. Zero dhe penalltite ne favor te interit dhe Atalantes, dy nga pese skuadra derime tani pa nje gjuajtje nha 11 metershi. Dhe lojtaret e Mazzarrit i kerkojne, me kot, disa Rizzoli-t. E njejta histori, i njejti vend, i njejti lokal (bar), do te thoshte Max Pezzali.

NJE – Nderhyrja e Carrizos ne te gjithe pjesen e dyte, por shume deciziv per te evituar nje humbje te padrejte. ‘Macoku’ reagon mire ne goditjen e Yepes. Lajmi eshte se luan dhe nuk peson gol. Jo keq per te duke konsideruar precedentet.

DY – Golat e pesuar nga Interin me Campagnaron ne fushe ne 5 ndeshje. Dhjete gola te pesuar ne 5 ndeshje, pa pranine e tij. Eshte e kot ti vijme rrotull, eshte ai balancimi dhe numrat jane tmerresisht te ndjeshme.

TRE – Fitoret e Mazzarrit kunder Colantuono, nje bilanc qe nuk permisohet edhe ne pankinen e Interit. Sigurisht qe trajneri i Atalantes di se si ti shfrytezoje idete taktike te kolegut te tij. TRE edhe golat e shenuar te Ricky Alvarez derime tani ne kampionat. Kuriozitet: jane te gjitha te shenuara ne transferte.

KATER – Barazimet e Interit ne kete kampionat. Po te shikosh, ne te gjithe ndeshjet e barazuar, kane qene zikaltrit ne avantazh me pas ka ardhur barazimi. Konfirmim i nje personaliteti akoma per tu percaktuar dhe nje mbrojtje e brishte deri shume evidente, mbi te gjitha ne keto momente.

PESE – Ndeshjet njera pas tjetres qe Interi del bosh kunder Atalantes, Bergamasket, qe mbrojne ‘fortesen’ e tyre qe me 2008, jane nje mace e zeze ne keto momente dhe ti kalosh eshte bere nje sipermarrje me nje shije antike. Dje mund te ishte thyer me te vertete tabu-ja, gjynah.

GJASHTE – Muaj e gjysem pa pranine e Walter Samuel ne fushat e lojes. Performanca e tij e fundit ka qene ne Coppa Italia kunder Romes, me pas nje sere demtimesh qe akoma edhe sot nuk e lejojne te jete ne forme 100%. Mbetet fakti qe me rikthimin e tij Mazzarri ka nje opsion me shume mbrapa, edhe pse kunder Denis do te luhet vetem nje here tjeter.

SHTATE – Ndeshje njera pas tjetres te Stefano Colantuono pa humbje kunder Interit. Nese Atalanta do te konsiderohej si macja e zeze e milanezeve, edhe trajneri i tyre nuk eshte me pak. Ne menyre evidente ka zbulua ‘kriptonitin’ interist dhe e perdor ne momentin e duhur. SHTATE edhe barazimet ne karrieren e Mazzarrit kunder Atalantes.

TETE – Golat e German Denis kunder Interit. El Tanque eshte nje bishe e uritur per gola kur gjendet perballe Interit dhe per fat te keq gjen porten si asnjehere me pare.

NENTE – Minutat e shpreses te tifozit interist. Nje avantazh qe zgjat shume pak ku mund te marresh kenaqesi te plote dhe me pas nuk gjendet dot. Gjynah qe barazimi 1-1 lind nga nje pakujdesi e me te mirit ne fushe…

DHJETE – Gjuajtjet e Ricky Alvarez ne Serie A, te gjitha sigurisht me bluzen e Interit. Argjentinasi po perjeton sezonin e ‘shenjterimit’. Dhe nese do te kishte realizuar ne kundersulmin e plote, sot do te kishim arritur tek numri NJEMBEDHJETE.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.