Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

563 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Nga Zero ne Dhjete – Minuti i zhgenjimit, rastet e humbura dhe ‘erresira’ e lojes.

Nga Zero ne Dhjete – Minuti i zhgenjimit, rastet e humbura dhe ‘erresira’ e lojes.
Ardis
  • On 02/12/2013, 12:13

Nje tjeter barazim qe zhgenjen pritshmerite per Interin. E analizojme si zakonisht ndeshjen ne rubriken “Nga Zero ne Dhjete”.

ZERO – Kundersulmet e verteta ne pjesen e dyte te ndermarra nga Interi. Ne momentin e presionit me te madh nga Sampdoria, zikaltrit duhet ti kishin ndeshkuar me kundersulme, arma e tyre me e mire prej kohesh. Nderkohe skuadra sikur ishte akomoduar ne fushe duke lene Palacion te vetem ne sulm. Me Mazzarrin qe Bertiste dhe shperthente ne inat…

NJE – Minute qe mungon deri ne minuten e 90, kur Renan peshkon xholin qe te gjithe shoket e tij kane kerkuar per te gjithe pjesen e dyte.

DY – Barazimet konsekutive te Interit, ne dy ndeshje qe mund ti kishte ngritur zikaltrit ne pozicionin e Napolit ne klasifikim dhe nderkohe qe ndodh e kunderta me shume keqardhje.

TRE – Minutat qe kaluan nga futja ne fushe e Renan deri ne te majten e tij qe mund Handanovic dhe i dhuron nje pike te merituar Sampdorias. Shenje e fatit, Mihajlovic shfrytezon edhe frymen e fundit per te marre ate cka meriton.

KATER – Piket e humbura nga Interi ne dy ndeshjet e fundit, duke i perballuar ndeshjet jo me shpirtin e duhur dhe mbi te gjitha duke luajtur keq.

PESE – Duke perditesuar shifrat, me kete te fundit jane 5 ndeshje ne te cilen Interi ka kaluar ne avantazh por nderkohe eshte ndaluar nga kundershtaret (duke e lene menjane barazimin me Juventusin): Cagliari, Torino, Atalanta, Bologna dhe Sampdoria.

GJASHTE – Minutat qe nevojiteshin per te pare Interin ne 16 metrat e fundit te Sampdorias, ku Guarin gjendet ne mes te fushes pa asnje shok. Demonstrim i nje fillimi te ngadalte dhe pothuajse te frikesuar nga zikaltrit, merite edhe e nje Sampdoria te mire. Me pas muzika ndryshon, perpara se te kthehen po te njejtet per pothuajse te gjithe pjesen e dyte.

SHTATE – Eshte diferenca midis gjuajtjeve ne porte dje ne San Siro. Sampdoria ka gjuajtur 13 here dhe ne te fundit gjen golin. Interi ka gjuajtur kunder Da Costa vetem 6 here dhe qe ne tentativen e pare arrin te shenoje. Merite e Sampdorias, qe nuk kane pushuar se besuari. Nje gabim i zikalterve, qe e kane ulur rritmin shume shpejt. SHTATE edhe vota qe ndjejme se duhet ti japim iniciatives se Thohir qe thirri ne San Siro te gjithe lojtaret e vjeter te lavdishem: mbase ne te ardhmen duhet te jete me aktiv dhe perfshire.

TETE – Muajt e mungeses se aktivizimit prej titullari te Javier Zanettit mbas demtimit te keq ne prillin e shkuar. Kapiteni enderronte te luante te pakten nje ndeshje tjeter perpara publikut te tij: jo vetem qe ka luajtur dy ndeshje (e djeshmja ishte qe nga minuta e pare), por eshte praktikisht pjese integrale e ketij ekipi. Perhere e me shume REKORDMAN.

NENTE – Per Kovacic ndeshja e nente nga 14 jave te kampionatit ne te cilen e fillon nga pankina, ne tete raste ka hyre ne fushe gjate ndeshjes, vetem nje here ka qendruar ne pankine (ne Udine). Vetem 5 ndeshje prej titullari. Te vjen cudi dhe lind pyetje, si ka mundesi qe po aktivizohet kaq pak ai qe vitin e kaluar ka qene nje nga lojtaret me me vazhdimesi dhe propozitiv.

DHJETE – Minutat qe arbitri pret perpara se te ndeshkoje me karton te verdhe perpara fytyres se tij. Viktime e sanksionit, Alvarez per nje motiv jo shume te qarte (faull me dore ose proteste?). DHJETE jane edhe piket qe ndajne Interin nga Juventusi ne krye te klasifikimit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.