Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

707 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Nga 0 deri ne 10 – Elozhe zero dhe primat i hidhur. Inter gatuhet ne 7 minuta…

Nga 0 deri ne 10 – Elozhe zero dhe primat i hidhur. Inter gatuhet ne 7 minuta…
Bujar Berishaj

Ndeshja kunder Cagliarit ka qene vendimtare per fatin e ketij fillim-kampionati te Interit, ashtu si ne vitet e fundit, zikalterit bejne je gabim te qe vene ne dyshim gjerat e mira ne kete fillim kampionati. Tani te shohim numrat e ndeshjes me rubriken “Nga 0 deri ne 10”.

ZERO – Penalltite e transformuara ne gola kunder Interit ne kete fillim sezoni. Ta nisin me nje note pozitive per Samir Handanovic ne te dy rastet, si me Torinon ashtu dhe me Cagliarin ka qene ne gjendje te hipnotizoj gjuajtesit kundershtar.

NJE – Me golin e vetem te shenuar dje nga Osvaldo, Inter qendron ne krye sa i perket golave te shenuar ne Serie A. Skuadra e Mazzarrit, edhe pse thone qe preferon fazen mbrojtese ka shenuar 11 gola dhe eshte skuadra me me se shumti gola ne Serie A, Osvaldo ka shenuar 4 prej tyre.

DY – Kartonet e kuq te marr nga Interi ne 5 ndeshje kete kampionat. Kjo eshte shifra e pare negative qe e marrim sot ne konsiderate. Me te kuqin e Vidic ne debutimin kunder Torinos dhe kete te djeshmit e katastrofalit Nagatomo, Inter ka barazuar perjashtimet me karton te kuq nga sezoni i kaluar dhe me 33 ndeshje akoma per tu luajtur frika se kjo statistike mund te perkeqesohet eshte evidente.

TRE – Minutat e perjashtimit te Nagatomos pas kartonit te pare te verdhe qe kishte marr. Nuk diskutohen fishkellimat e Bantit, por statistikat e thjeshta. Japonezi merr kartonin e pare te verdhe ne minuten e 25 dhe te dytin per nje faull qe mund te evitohej ne gjysme te fushes kundershtare, 60 metra larg nga porta e vet ne minuten e 28. Nuk eshte nje qendrim frymezues.

KATER – Ditet ne dispozicion te skuadres qe te anulojne debaklin nga Cagliari i Zeman dhe te perballen me Qarabag ne EL te enjten me objektivin qe te tregojne se Interi i vertete nuk ishte ai qe u shfaq dje ne San Siro.

PESE – Goditjet totale ne porte nga Inter ne ndeshjen e djeshme dy nga te cilat kane ndodhur ne gjysmen e dyte. Ne krahasim me statistikat sezonale zikalterit dje kane hasur ne veshtiresi qe te krijojne loje mbi te gjitha kur ka mbetur me 10 lojtar, duke ja shtuar ketu edhe lodhjen kane pasur nje impakt te madh.

GJASHTE – Pablo Daniel Osvaldo ka qene i perfshire ne gjashte nga 11 golat e shenuar nga Inter, me 4 gola dhe 2 asist. Italo-argjentinasi eshte nje arme me shume per sulmin zikalter ne krahasim me sezonin e kaluar dhe kete shifer po e tregon shume mire. Per fat te keq goli i tij i fundit nuk ka sherbyer po Osvaldo ka treguar tashme qe eshte nje blerje e shkelqyer nga dirigjenca.

SHTATE – Qe perjashtimi ka qene vendimtar e ka treguar fakti qe pas daljes se Nagatomos dhe deri tek 3 me 1 kane kaluar 7 minuta, qe jane treguar vendimtar ne ndeshje. Kjo nuk i ka dhene mundesine e bankes rezerve te Interit qe te reagoj.

TETE – Muajt qe nga hera e fundit kur Interi ka pesuar 4 gola: ishte 15 djetor 2013 kunder Napolit kur ekipi ka humbur 4-2, dhe per kuriozitet edhe ne kete ndeshje Interi ka luajtur me 10 lojtar dhe Handanovic ka pritur nje penallti te Pandevit.

NENTE – Nente minuta e pak sekonda i kane mjaftuar Marco Sau qe te thyej rekordin e Interit pa pesuar gol 7-0 me Sassuolon dhe 2-0 me Atalantan, edhe ne kete rast i ndihmuar nga kapiten Nagatomo qe e mban ne loje pas lojes me koke.

DHJETE – Topat e rekuperuar nga Cagliari dje. Ne te gjitha deklaratat e leshuara nga Ausilio motiv ka qene mungesa e agresivitetit dhe merrni shembull nga kjo statistik. Zikalterit ne te gjithe ndeshjen kane pasur nderhyrje nga Cagliari dhe ne 10 nga 16 prej tyre sardet e Zeman kane qene fitimtar.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.