Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

639 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Nga Zero ne Dhjete – Nga kutia e bardhe qe ben me shume zhurme tel lideri pa rivale.

Nga Zero ne Dhjete – Nga kutia e bardhe qe ben me shume zhurme tel lideri pa rivale.
Ardis
  • On 30/12/2013, 14:16

Me kampionatin ne pushime, rubrika jone mbi numrat me domethenes te javes nuk ben pushim. Per me teper periudha e pushimeve te Krishtlindjeve mund te jete rasti me i mire per tu kthyer edhe njehere dhe te kuptojme se cfare ka ndodhur, ne numra, ne 17 javet e Serie A, duke ardhur deri tek momentet me perfaqesuese.

ZERO – E kemi thene shume here gjate ketij sezoni, nese duam te gjejme nje numer “ZERO” qe e perfaqeson kete faze te pare te kampionatit, zgjedhja nuk mund te jete tjeter gje vecse numri i penalltive ne favorin e Interit. Asnje ne 17 ndeshje. Nje e dhene e vecante, qe godet shoqerine, skuadren dhe ata qe punojne ne shoqeri: duke e perseritur per te disaten here qe nje fitore nuk vjen posacerisht nga nje penallti dhe mund te ndodhe qe te mos fitosh, por nuk duhet te harrojme se vendimet e arbitrave me shume se nje here kane lene hije dyshimi.

NJE – Nje ndeshje e vetme per Andreollin, midis te tjerave vetem 15 minuta. Nje lojtar qe u risoll ne baze me shume pritshmeri dhe shpresa nga ana e tij te gjente ne mos nje post titullari te pakten ndonje shanc per te luajtur. Nje shprese kurre e realizuar: pavaresisht kesaj i duhet te luaje kartat e tij per fazen e kthimit.

DY – Numri i bluzes se Jonathan, rizbulimi i vertete i ketij sezoni. Ne afatin e pak muajve Johnny ka kaluar nga nje faze deshperimi dhe mallkimet e tifozeve ne idhull i turmes, ne kuptimin e vertete te fjales. Nje transformim qe nuk mund tja atribuosh punes se zhvilluar nga Mazzarri, qe gjeti per te vendin e duhur dhe nje interpretim te sakte per modulin e tij.

TRE – Golat e Guarin te realizuar ne kete pjese te pare te sezonit, ekzaktesisht kunder Torinos, Sampdorias dhe Parmes. Tre gola qe mund te mbeten keshtu dhe te perfaqesojne kujtimet e fundit te nje lojatri qe eshte afer transferimit te Chelseas, nje mesfushor shume punetor dhe i rendesishem por qe mund te sakrifikohet per shkak te buxhetit nese vjen nje oferte e duhur (18-20 milione).

KATER – Golat e shenuar nga Alvarez, merkatoja me e “mire” sebashku me Cambiasson dhe Nagatomon mbas Palacios. Nje tjeter futbollist i rigjeneruar nga puna dhe loja e Mazzarrit dhe ne kete menyre ka “ripushtuar” pelqimin e publikut me skeptik.

PESE – Piket distance nga Napoli i vendit te trete, ose ndryshe zona e Champions League. Nje distance mbi te gjitha jo kaq shume e pashprese, duke konsideruar edhe piket e humbura gjate rruges.

GJASHTE – Ndeshjet e perfunduara ne barazim qe kane lene shije te keqe per rastet e humbura dhe piket e lena ne rruge. Kunder Cagliarit, Torinos, Atalantes, Bolognes, Sampdorias dhe Parmes, Interi do te kishte dicka me shume: duhet punuar me shume ne repartin e mbrojtjes qe vazhdon te pesoje shume gola.

SHTATE – Numri i Belfodil, nje nga zhgenjimet e ketij fillim kampionati: i ardhur me shume pritshmeri ka luajtur vetem 8 ndeshje ne kampionat, nga te cilat vetem nje ndeshje nga fillimi, pa gjetur asnjehere rrugen e golit pavaresisht ne Coppa Italia. Ka shume mundesi nje huazim ne janar.

TETE – Fitoret ne kampionat ne 17 ndeshje, nje e dhene shume e ulet nga formacionet e tjera: Hellas verona ka bere me mire, 9 fitore, por ka dy pike me pak se zikaltrit. “Faji”, sic thuhet, i shume barazimeve, disa mund te shmangeshin.

NENTE – Numri i bluzes se Icardit, per te 8 ndeshje ne 17 jave, ashtu si Belfodil, por me nje ndryshim se argjentinasi ka shenuar te pakten 2 here. Edhe nga argjentinasi pritet me shume, dhe duke pare dhe moshen e re mund ti besohet akoma. Me nje kusht qe te jape me shume ne fushe sesa te perkushtohet rubrikes “Gossip”.

DHJETE – Golat e shenuar derime tani nga Palacio: nje bomber i vertete, nje lider, nje udheheqes, nje lojtar domosdoshem pa te cilin Interi ndoshta nuk do te ishte aty ku eshte fale golave te tij deciziv, me e bukura dhe me e rendesishmja nga te gjitha eshte goli me thember kunder Milanit. Eshte shume e qarte qe nuk mund ta mbaje te gjithe peshen e sulmit i vetem dhe pa rekuperimin e plote te Militos (qe mbase do te jete i gatshem kunder Lazios), ka absolutisht nevoje per nje tjeter lojtar me peshe ne sulm.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.