Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,075 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Nga Zero ne Dhjete – Milito, rikthim i papare. Vazhdimesia Palacio.

Nga Zero ne Dhjete – Milito, rikthim i papare. Vazhdimesia Palacio.
Ardis
  • On 23/09/2013, 12:26

Te analizojme fitoren e bollshme te Interit ne Reggio Emilia kunder Sassuolos si zakonisht me numra dhe kuriozitete nga Zero ne Dhjete. Ja dhe klasifikimi special!

ZERO – Golat e pesuar ne 45 minutat e para derime tani. Nje fakt qe tregon perqendrimin e madh te mbajtur nga skuadra e Mazzarrit qe nga fillimi i ndeshjes, nje aftesi e tille mungonte qe nga viti i kaluar. Zero edhe piket e Sassuolos se shkrete, e copetuar dje ne shtepine e saj nga Interi.

NJE – Nje (e gjysem) gol te shenuar nga Taider ne Reggio Emilia, i cili golin e dyte e ndan bashke me Pucino-n, e para me bluzen zikalter. Franko-algjeriani po behet perhere e me shume i pazevendesueshem. Kohe te veshtira e presin KovacicNje edhe goli i pesuar derime tani ne kampionat, ne kater ndeshje.

DY – ore perafersisht qe Interi qendroi ne krye te klasifikimit ne kampionat, perpara se ndeshjet e tjera te fillonin. Shume pak kohe ne krye, por sa bukur eshte te gjendesh atje mbas nje sezoni qe duhet harruar fare. Dy jane edhe golat e shenuar nga Milito, nuk kishte menyre me te mire per te treguar rikthimin e tij.

TRE – Golat e shenuar derime tani nga Palacio ne kampionat. Ne festen e golit ne Reggio Emilia, nuk mund te mos verehet efikasiteti i El Trenza, gjithmone ne vendin e tij dhe gjithmone protagonist. Vazhdimesi konstante ne krahasim me sezonin e kaluar.

KATER – Golat e pesuar nga Sassuolo mbas hyrjes ne fushe se Zaza-s, nje nderrim qe ne mendjen e Di Francesco-s duhet ti jepte nje dore skuadres, por e thjeshtoi me shume punen e Interit duke depertuar me shpesh ne zonen e Sassuolos drejt vetevrasjes finale.

PESE – Si numri i bluzes se Juan Jesus. I cili e ka filluar sezonin ne menyren shume te mire, fale edhe kures se Mazzarrit qe i ka rigjeneruar nga pak te gjithe. Edhe dje i ka dhene gjalleri nje ndeshjeje te sakte dhe te disiplinuar. Nje nisje e mire, me i mire i mbrojtjes ne Reggio Emilia. Do te thuhet se me Sassuolon eshte e lehte por qe nga fillimi i sezonit braziliani ka vendosur nje standard mbi mesataren, mbas nje pre-kampionati zhgenjyes.

GJASHTE – Tentativat, e Sassuolos ne drejtim te portes se mbrojtur nga Handanovic. Portieri zikalter ka bere gjithsesi nje mbrojtje te mire, shume pak per te shqetesuar nje Inter qe mezi priste qe te zhdukte te gjithe mangesite (problemet) e vitit te kaluar.

SHTATE – Si orteku i golave qe Interi i shenoi Sassuolo-s ne transferte. Por shtate jane edhe muajt e mungeses se Militos qe nga aktivizimi i tij i fundit me bluzen e Interit. Nje rikthim ne fushe dhe gola prej Principe te vertete.

TETE – Minutat qe i duhen Palacios, gjithashtu edhe numri mbi shpatullat e tij, per te zhbllokuar ndeshjen dhe per ti hapur rruge furise se golave.

NENTE – Minuta pritje ne pjesen e dyte  perpara se Mazzarri te ritherriste ne pankine Palacion, per ti dhene mundesine te futet ne fushe Milito. Me rezultatin 4-0, Mazzarri vendos qe pritja duhet te perfundoje. Per pjesen tjeter mendon ai me nje dopjete.

DHJETE – Piket ne kampionat per Interin nga 12 te disponueshem. Nje nisje e shkelqyer, dhe ne rast se Vidal nuk do te gjente ate diagonalen e larget…

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.