Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

302 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Nga Zero ne Dhjete – Nje tjeter hap fals brenda ne shtepi, golat vazhdojne te mungojne…

Nga Zero ne Dhjete – Nje tjeter hap fals brenda ne shtepi, golat vazhdojne te mungojne…
Ardis
  • On 28/03/2014, 15:20

Pak nje Scuffet i papare, pak nje pjese e pare per tu harruar, Interi nuk arrin te kaloje murin Udinese dhe e shtyn serish fitoren ne shtepi, kesaj rradhe perpara syve te Thohir. Te analizojme ndeshjen ne numra dhe statistika.

ZERO – Zero gol te Interit dje ne mbremje kunder Udineses zikaltrit nuk fitojne kunder friulane-ve qe nga sezoni 2010/11 me Benitez ne pankine. Zero edhe penalltite e akorduara ne favor te Interit ne kete kampionat, edhe dje mund te jepej per shkak te prekjes me dore te topit nga ana e Heurtaux, e vetmja skuader e Serie A pa penallti ne favorin e saj.

NJE – Vetem nje pike ne shtepi kunder Udineses perpara syve te Thohir, vazhdon steriliteti sulmues ne shtepi: Interi nuk shenon me shume se nje gol perpara tifozeve te saj prej 8 javesh, qe nga rezultati 3-3 me Parmen.

DY – Nje transformim i vertete ajo qe pesoi Interi ne pjesen e dyte: pas nje pjese te pare jo shume te mire dhe me pak raste, ne pjesen e dyte ishte nje rritje e zikalterve me rrethim te vertete ne fund, dhe vetem nje Scuffet ne forme te mire ka evituar kapitullimin e bardhezinjve.

TRE – Tre vjet ka Interi qe nuk i mund friulane-t ne San Siro, qe nga sezoni me trajner Benitez kane ardhur me pas dy humbje dhe nje barazim, ajo e ndeshjes se djeshme.

KATER – Jane goditjet ne porte te Interit, dhe shume nderhyrje te medha nga Scuffet, te kondicionuara me dalje te ndryshme te mira dhe ndergyrje te vazhdueshme ndaj tentativave te tjera te Interit, kunder 2 goditjeve ne porte te Udineses. Jane 12 tentativat ne drejtim te portes se Udinese por qe kane qene jashte shenjestres kunder 5 te bardhezinjve. Nje dominim qe nuk u finalizua me gola.

PESE – Interi qendron ne vend te peste por me kete barazim rrezikon pozicionin europian duke pare qe Parma, ne rast fitoreje kunder Romes, mund te  kaloje zikaltrit ne ate pozicion.

GJASHTE – Kunder Udineses eshte rritur numri i ndeshjeve qe Interi e ka mbyllur me rezultatin 0-0 ne 6 ndeshje, duke treguar nje veshtiresi per te shenuar.

SHTATE – Nje performance gjigante e te riut Scuffet, nuk eshte akoma maxhoren, qe e meriton cmimin e lojtarit me te mire ne fushe. Nje 7.5 ne vleresimet tona per nje djalosh qe pa veshtiresi ka neutralizuar te pakten 3-4 gola te sigurte per Interin, duke i mohuar zikalterve gezimin e fitores.

TETE – Jane javet deri ne fund te sezonit. 24 pike te mundshme per nje post ne Europe, por mjaft me hapa fals si ato te dy javeve te fundit: dy ndeshje ne shtepi vetem nje pike.

NENTE – Golat e realizuara nga Interi ne 9 ndeshjet e fundit nga shkurti ne mars: nje e dhene shume e dobet, per nje ekip qe lufton per nje vend ne Europe.

DHJETE – Interi ka treguar me te miren e tij ne pjesen e dyte, nje performance ne rritje qe i ka pare djemte ne vazhdimesi ne minutat e fundit, kur djemte e Mazzarrit kane kerkuar me cdo menyre per te marre fitoren qe e meritonin. Por Scuffet ka mbyllur porten dhe duhet te kenaqen edhe njehere vetem me nje pike…

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.