Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,538 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter ne Pescara me 4-3-3? Hapesire per Joao Mario dhe Banega. Alternativa eshte…

Inter ne Pescara me 4-3-3? Hapesire per Joao Mario dhe Banega. Alternativa eshte…
Bujar Berishaj

Inter duhet te le pas kraheve nje fillim te veshtire kampionati dhe arrij fitoren e pare per te treguar edhe ate qe De Boer ka thene ne konference per shtyp: “Jam optimist, mund te rritemi akoma”.

Holandezi nuk i ka pasur ne dispozicion lojtaret kryesor gjate gjithe javes, por sot ka provuar Joao Marion. Edhe ne Pescara duhet te luaj Medel se bashku me Banegan, pervec portugezit ne mesfushe.

Ne sulm, ne mbeshtetje te Icardit, duhet te jene Perisic dhe Candreva, ne te majte respektivisht ne te djathte. Nagatomo eshte rikthyer pas problemit ne pulpe, eshte rekuperuar por ne krahe te mbrojtes pritet te konfirmohet dyshja Santon-D’Ambrosio me te zakonshmit Murillo e Miranda ne mes.

Gjithashtu flitet edhe per nje alternative te modulit 4-3-3, ne te vertete nje 4-2-3-1 me Banegan me te avancuar. Argjentinasi do te luante ne nje linje me Candrevan dhe Perisic, me Mauriton si sulmues te vetem. Para mbrojtjes, ne rast se kjo alternative konfirmohet, do te luanin Medel se bashku me Joao Mario.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.