Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,703 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Nje jete prej Moratti, 30 momentet qe kane lene gjurme tek presidenca e Interit.

Nje jete prej Moratti, 30 momentet qe kane lene gjurme tek presidenca e Interit.
Ardis
  • On 16/10/2013, 22:47

inter-coppa-uefa-98(1)

Me zyrtarizimin e firmave qe i ka hapur rruge arritjes se marreveshjes midis Moratti-t dhe Thohir, mbyllet kapitulli i presidences me te dashur dhe te diskutuar ne historine zikalter, sigurisht edhe ajo qe ka fituar me shume. 18 vjet qe kane lene gjurme ne jeten e miliona tifozeve por mbi te gjitha te nje njeriu ne krye: Massimo Moratti. Me kete rast kemi vendosur te permbledhim 30 momentet te ketyre 18 viteve te mbushura me shume gezime por edhe me shume zemerime si cdo dashuri qe respektohet.

 

  1. MILANO, 25 SHKURT 1995Massimo Moratti blen perfundimisht Interin, mbas 27 vitesh shoqeria zikalter kthehet ne duart e familjes Moratti, nje histori e re ka filluar.
  2. MILANO, 5 QERSHOR 1995 – Prezantohet Zanetti, blerja e pare e presidentit sebashku me Rambert. Hapet nje epoke e re.
  3. NAPOLI, 24 SHTATOR 1995 – Interi humbet 2-1 ne San Paolo dhe Moratti pushon nga puna trajnerin e pare, iken Bianchi vjen perkohesisht Suarez ne pritje te Hodgson. Eshte i pari ne listen e gjate te ndryshimeve te trajnereve, do ta ndjekim edhe 20 te tjere.
  4. MILANO, 21 MAJ 1997 – Eshte Interi i pare i Madh europian por ne San Siro ne finalen e Kupes UEFA (Europa League sot) eshte Schalke 04 qe do ti gezohet penalltive. Zemerimi i pare per presidentin te cilit nuk i mjafton nje gol i Zamorano-s.

  1. BRUKSEL, 4 KORRIK 1997 – Nga kryeqyteti belg vjen miratimi juridik per pagesen e plote te kluazoles ndaj Barcelones: Ronaldo mund te shkoje te Interi. Eshte blerja me e goditur e futbollit italian e te gjithe viteve 90’.
  2. TORINO, 26 PRILL 1998 – Faulli i Juliano-s mbi Ronaldon hyn ne histori, ne Torino behet ndeshja me e polemizuar e 20 viteve te fundit, tek kjo video ju tregojme “moviola-n” e ndeshjes.

  1. PARIS, 6 MAJ 1998 – Mbas zemerimit te Delle Alpi-t vjen edhe trofeu i pare. Presidenti mbas kaq shume shpenzimesh  mund te ngreje Kupen UEFA, mbasi e kishte pare njehere ti ikte nga duart 12 muaj me pare.
  2. MILANO, 25 NENTOR 1995Ai Inter qe dukej se po hapte nje cikel te ri, pati nje fillim sezoni te veshtire por ne nje nate magjike te vjeshtes ne San Siro hyn Baggio dhe ndricon SCALA-n DEL CALCIO (teatrin e futbollit). Kampionet e Europes se asaj kohe Real Madrid duhet te perkulen perpara rezultatit 3-1, do te jete nata e fundit gjigante europiane per disa vite.
  3. MILANO, 29 NENTOR 1998 – Pak dite mbas triumfit kunder Real Madrid eshte Zanetti qe shenon ne fund kunder Salernitanes dhe dhuron nje fitore tjeter, por shoqeria e heq nga posti i trajnerit Simoni-n. Largohet nje nga tekniket me te dashur te tifozeve gjate gjithe menaxhimit Moratti, hapet nje nga periudhat me te zeza te historise zikalter.
  4. MILANO, 29 GUSHT 1999 – Mbas nje sezoni te tmerrshem me kater trajnere te nderruar dhe problemet fizike te Ronaldo-s, presidenti nuk kursen asnje shpenzim per te kthyer faqe, merr Marcelo Lippi-n qe i kishte fituar te gjitha me Juventusin dhe kryen blerjen me te shtrenjte te historise zikalter duke marre nga Lazio, Christian Vieri-n. Sulmuesi debuton me Interin ne San Siro me 29 gusht 1999 kunder Verones duke shenuar nje triplete dhe tifozet enderrojne me dyshen Vieri-Ronaldo, bindshem me e forta ne bote. Por gjerat do te shkojne komplet ndryshe…
    moratti-facchetti(1)
  5. ROMA, 12 PRILL 2000 – Ne nje ndeshje te Coppa Italia kunder Lazio-s demtohet shume rende Ronaldo i cili sapo kishte hyre nga nje demtim i gjate. Do te qendroje jashte fushave edhe per nje vit, per Fenomenin dhe per skuadren e tij eshte nje nate shkaterruese.
  6. REGGIO CALABRIA, 1 TETOR 2000 – Eshte nje gjendje kaotike totale tek Interi. Mbas nje sezoni pa suksese Lippi konfirmohet ne krye te pankines dhe e fillon duke humbur Superkupen Italiane kunder Lazios dhe mbi te gjitha deshton te futet ne Champions League kunder suedezeve te Helsingborg-ut. Por ajo qe ben situaten te shpertheje eshte humbja ne Reggio Calabria ku zikaltrit humbasin serish.

  1. MILANO, 11 MAJ 2001 – Ne derby Interi i Tardelli-t humbet 6-0, dhe me shume mundesi qe te jete pika me e dobet ne te gjithe menaxhimin Moratti.
  2. MILANO, 12 DHJETOR 2001 – Mbas tre vitesh te tmerrshme ne fushe skuadra i besohet Cuper-it dhe skuadra fluturon ne kampionat. Por me 12 dhjetor 2001 nje lajm i trishtueshem e brengos ekipin, shoqerine dhe tifozet zikalter: vdes PEPPINO PRISCO. Nje njeri qe jo vetem ka perfaqesuar Interin por mbi te gjitha interizmi i tij nuk do plotesohet nga asnje personalitet tjeter.
  3. ROMA, 5 MAJ 2002 – Ne perfundim te nje sezoni te bukur zikaltrit ne Olimpico kane ne duar mundesine per te fituar mbas 13 vjetesh skudeton. Mbasi kaluan dy here ne avantazh e shikojne te venitet endrra per te fituar skudeton. Zemerimi me i madh ne fushe, nje drame e vertete per te gjithe popullin zikalter.
  4. MILANO, 13 MAJ 2003 – Ne gjysemfinalen e kthimit te Champions League zikaltrit eleminohen nga Milani mbas nje dopio barazimi, eshte tallja me e madhe qe mund te kete ndodhur. Shume vite sforcime jo vetem ekonomike nuk e cuan ne asnje fitore.
  5. MILANO, 20 JANAR 2004 – Mbas 9 vitesh te karakterizuara me shume nga zemerime sesa kenaqesi, Moratti le presidencen dhe ja beson ate Giacinto Facchetti-t.
  6. MILANO, 16 QERSHOR 2005 – Mbas 7 vitesh pa trofe Interi i ri i Mancini-t kthehet te fitoje. Kupa e Italise eshte e tija, eshte fillimi nje cikli te madh.
  7. ITALI, 2 MAJ 2006 – Shperthen skandali i Calciopoli-t. Juventusi perfundon ne Serie B dhe Interit i jepet skudeto ne tavoline e vitit te kaluar, Eshte vit zbulimi i madh per te gjithe futbollin italian.
  8. MILANO, 4 SHTATOR 2006 – Eshte dita me e trishtuar per Moratti-n dhe per te gjithe Interin, vdes presidenti Giacinto Facchetti. Eshte po ai, Moratti, qe merr serish presidencen, por qe atehere Facchetti do te kujtohet ne cdo event te rendesishem. Po, sepse me e bukura eshte duke ardhur.
    FC Internazionale Milano v US Citta di Palermo - Tim Cup Final
  9. SIENA, 22 PRILL 2007 – Ne fund te nje serie fitoresh triumfale e ndjekur nga rekordi i pikeve, Interi i Mancini-t fiton skudeton e pare ne fushe, me ne fund Moratti mund te festoje denjesisht titullin e kampionit te Italise.
  10. PARMA, 18 MAJ 2008 – Eshte skudeto thriller. Shtate dite perpara ndeshjes kunder Sienes, Interi kund mundesine e nje skudeto tashme te fituar dhe eshte e detyruar te luaje ne Parma per titullin kunder nje skuadre qe po luante me gjithe shpirt per te qendruar ne Serie A. Dukej nje ndeshje e perhumbur por ne pjese te dyte Mancini fut ne loje nje Ibrahimovic te demtuar qe me nje dopiete i dhuron skudeton e trete rradhazi. Mbyllet epoka e Mancini-t, pavaresisht fitores se titullit fjalet e deklaruara mbas eleminimit prej Liverpool-it ne fakt kishin krijuar krisje ne marredheniet midis tij dhe shoqerise.

  1. MILANO, 3 QERSHOR 2008 – Vjen ne Appiano Jose Mourinho qe prezantohet me frazen historike “Non sono pirla”. Fillon dyvjecari me intensive ne historine zikalter qe nis me nje skudeto te fituar.

  1. ROMA, 5 MAJ 2010 – Ekzaktesisht 8 vjet mbas zhgenjimit te madh te 2002, Interi kthehet ne Olimpiko per te luajtur ne Coppa Italia. Nis maji magjik i 2010, muaji me i bukur i 105 vite histori zikalter, nje muaj nen emrin Diego Milito.
  2. MILANO, 17 MAJ 2010 – Ne perfundim te nje sezoni te dominuar vjen titulli i katert rradhazi, dhe serish Milito eshte ai qe i dhuron nje kenaqesi te papershkrueshme tifozeve por pritja e madhe eshte per ne Santiago Bernabeu 6 dite me vone.
  3. MADRID, 22 MAJ 2010 – Eshte dita e diteve, ajo e Champions League ndjekur per 45 vite, vjen ne fund te nje sezoni te mrekullueshem. Eshte TRIPLETA, eshte LEGJENDE.

  1. ABU DHABI, 18 DHJETOR 2010 – Fitorja e Boterorit per klube kompleton rrugetimin magjik 2010 por tashme magjia ka mbaruar. Trajneri i ri Benitez dhe shoqeria ndahen.
  2. ROMA, 29 MAJ 2011 – Kunder Palermos ne Coppa Italia vjen trofeu i fundit me Moratti-n president. Eshte ndeshja e lamtumires se Materazzi-t, Leonardo largohet dhe bashke me te mbas pak javesh edhe Samuel Eto`o.
  3. LONDRA, 25 MARS 2012 – Presidenti fluturon ne Londer per te asistuar ne ndeshjen e Inter-t Primavera e cila fitoi trofeun Next Gen Cup. Po ate mbremje Ranieri humbet ne Torino, kunder Juventusit dhe Moratti vendos ne vendin e tij Andrea Stramaccion-in. Eshte basti i tij i fundit, per fat te keq i nje bast i humbur.
  4. MILANO, 15 TETOR 2013 – Me shitjen e shoqerise tek Thohir mbaron epoka e Moratti-t. Nje histori e bukur i le vendin nje te reje me shpresen qe do te shkruhen te tjere kapituj te bukur ne librin e madh te historise zikalter.
© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.