Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | December 19, 2018

Scroll to top

Top

480 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Nje super lajm vjen per Interin nga Afrika dhe ka te beje me Asamoah! Lojtari zikalter do te rikthehet ne Milano me shpejt…

Nje super lajm vjen per Interin nga Afrika dhe ka te beje me Asamoah! Lojtari zikalter do te rikthehet ne Milano me shpejt…
Ardis
  • On 10/10/2018, 19:19

Duket se ka nje lajm te mire per Interin ne keto minuta nga kontinenti i Afrikes.

Gjithcka ka te beje me Asamoah dhe grumbullimin e tij me Kombetaren e tij.

Per cfare behet fjale? Le ta zbulojme se bashku:

Me nje komunikim te publikuar pikerisht ne site-n e tyre zyrtar, Federata e Futbollit te Ganes, ka shpallur se CAF, Konfederata e Futbollit Afrikan, ka anulluar ndeshjen e kualifikimit te Kupes se Afrikes 2019 midis Ganes dhe Sierra Leone, e programuar me 11 dhe 15 tetor.

Kjo per arsye se Sierra Leone nuk ka zbatuar kerkesat e detyrueshme nga komiteti organizativ.

Dhe per kete arsye, skuadra e interistit Kwadwo Asamoah do te luaje vetem nje ndeshje miqesore me 12 tetor ne Baba Yara Stadium te Kumasi-t ne oren 16:00 lokale.

Nje lajm i mire, per Interin dhe Luciano Spalletti-n, qe futbollisti ganez do te kthehet me heret sesa ishte parashikuar ne Appiano Gentile, i cili eshte nje element thelbesor per zikaltrit ne prag te derby-t.

Ai pritet te jete ne formacion si ndaj Milanit por edhe ndaj Barcelones tre dite me pas.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.