Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

584 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Nje testim i gjate, edhe per Tribu-n (klanin)

Nje testim i gjate, edhe per Tribu-n (klanin)
Ardis
  • On 15/03/2014, 13:40

Nje testim i gjate 11 ndeshje, e ka deklaruar Mazzarri, e ka perseritur Thohir dhe pergjigjet e pare ka qene me shume se pozitive. I referohem mbi te gjitha fitores se rendesishme kunder Torinos dhe deshmise se performances ndaj atyre qe kerkonin te ngjallnin dyshime per Ranocchian dhe Campagnaron, qe kishin perfunduar ne pankine muajt e fundit. Mbi te gjitha Ranocchia ka treguar se eshte nje profesionist ekzemplar dhe nje lojtar i besueshem. Historia e tij tek Interi ka qene problematike, e mbushur me ulje dhe ngritje, nje moment i nje veshtiresie te madhe qe e kaloi dhe te tjera pengesa ne nje rrugetim asnjehere te lehte. Te shtunen ne mbremje kunder Veronas, kunder fizikut te Luca Tonit, Andrea eshte thirrur per te perballuar proven e numrit 9, per te treguar se mund te thote edhe ai te tijen, ne zikalter por edhe per te fituar nje vend per Boterorin e ardhshem. Nuk do te ishte edhe sikur ti largonin zerat qe e shikojne ate tek Juventusi ne te ardhmen, me performanca te njepasnjeshme te rendesishme per te rinovuar historine e tij tek zikaltrit.

Edhe Campagnaro eshte gjendur i gatshem, pavaresisht zerave per veshtiresine e raportit te tij me Mazzarrin, eshte dukur i gjalleruar dhe i kujdesshem si ne fillim sezoni. Me pas eshte “Tribu-ja (klani) i kontratave ne skadence” qe jane thirrur per te dhene akoma me shume ne kete finale te sezonit. Shume veshtire te vesh ne diskutim ose nen shqyrtim legjenda si puna e Zanettit dhe Milito, Cambiasso dhe Samuel, lojtare qe kane zemer zikalter. Koha eshte e pandalshme dhe kalon per te gjithe. Zanetti dhe Milito me teper se mosha po paguajne demtimet me te renda te karrieres se tyre te vitit te kaluar dhe nje futboll i furishem qe vrapon dhe nuk mund te ndalet per te pritur nje rekuperim gradual te tyren. Cambiasso dhe Samuel nga ana tjeter kane treguar se mund te thone te tyren akoma, gjithmone nje nga me te miret ne fushe ne ndeshjet e fundit.

Me kane lene nje pershtypje te cuditshme fjalet e Cuchu-s diten tjeter, nuk e kisha hipotezuar asnjehere te mbyllte karrieren e tij larg Interit dhe kete vit e ka konfirmuar ne fushe, me nje sezon me shume se pozitiv, por syte e tij shprehnin nje zemerim te pazakonte te atij qe e ka kuptuar se baterite po fillojne te shkarkohen. Kjo e Thohir mund te jete edhe nje strategji per ti bere te gjithe te luajne nje finale te sezonit ne menyren me te mire dhe me pas te behen llogarite ne fund te sezonit. Mjafton qe te kesh respekt per ata qe kane shkruar historine e Interit dhe nuk mundet te trajtohet si nje Mudingayi apo Mariga, pa i ofenduar.

Nderkohe vazhdojne tratativat per rinovimet e Palacios dhe Guarin, praktikisht te sistemuara, me pas do te jete rradha e Alvarez dhe e “Tribu-se se kontratave ne skadence”. Mbas blerjes se Vidic vazhdon “peshkimi” ne Premier League: Hernanez, Evra dhe Sagna duken afer, riforcime te eksperiences per Thohir qe perpara se te marre ndonje vendim i llogarite te gjitha me vemendje te madhe.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.