Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | March 27, 2023

Scroll to top

Top

0 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

NJOFTIM – Inter-Benfica, ja si mund te beni tuajen nje bilete per cerekfinalen e Champions League!

NJOFTIM – Inter-Benfica, ja si mund te beni tuajen nje bilete per cerekfinalen e Champions League!
Inter Club Staff

Inter do te perballet me Benfican ne cerekfinalet e Champions League qe do te luhen pas dy dhe tre javesh.

Zikalterit do te luajne ndeshjen e pare ne qytetin e Lisbones, ne Portugali, ne daten 11 prill ndersa ndeshja e kthimit do te luhet ne daten 19 prill ne Meazza.

Por nje pyejte ka qene shume e rendesishme keto dite: Si dhe kur mund ta bleje nje tifoz i Interit bileten per nje nga keto dy ndeshje kaq shume te rendesishme?

Per te gjithe ata qe jane anetare te Inter Club Albania, gjithcka eshte shume e thjeshte: mjafton te ndiqni me perpikmeri udhezimet e drejtuesve te Inter Club.

Per sa i perket ndeshjes Inter-Benfic,a qe luhet ne San Siro, Milano, Inter Club Albania ka lajmeruar se: 

“Dita e merkure, 29 MARS, eshte vendosur nga Inter si dita ku te gjithe anetaret zyrtare mund te blejne bileta per ndeshjen Inter-Benfica per ndeshjen e kthimit qe luhet ne daten 19 prill ne Meazza!”

“Nese deshironi te futeni me listen e Inter Club Albania per bileta ne kete ndeshje, na shkruani menjehere.”

“Gjate kesaj dite, biletat mund te blihen normalisht me prioritet dhe me uljen e anetarit pa dale ende ne treg per publikun e gjere.”

Pra, te gjithe anetaret qe duan nje bilete per kete ndeshje duhet te komunikojne me Inter Club Albania perpara dates 29 Mars.

Ne kete ndeshje, te gjithe tifozet do te kene mundesi ta zgjedhin vete vendin ne stadium dhe sa duan te shpenzojne per nje bilete.

Nderkohe, per sa i perket ndeshjes ne transferten e Portugalise, qe do te luhet ne daten 11 prill ne Estadio Da Luz, Lisbone, Inter Club Albania ka lajmeruar si me poshte:

“Inter sapo na ka lajmeruar se nga sot deri ne daten 28 MARS, (e marte), do te kemi mundesi te aplikojme per biletat e ndeshjes Benfica-INTER.”

“Ne kete menyre, secili anetar zyrtar i klubit i lind e drejta per te aplikuar per nje bilete ne sektorin e tifozeve te Interit ne kete transferte europiane!”

“Procedura eshte e thjeshte: duhet te me dergoni EMER MBIEMER me nje mesazh ne WhatsApp (tek +355695651111) brenda dates 28 MARS, ora 20:00. Bileta per tifozet zyrtare te Interit ne kete transferte do te kushtoje vetem 60 euro”.

Nderkohe, perfitojme nga rasti per te theksuar se nga gjithcka me lart mund te perfitojne vetem anetaret zyrtare te klubit. 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.