Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

283 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

NOTAT e Gazzetta: “Dy lojtare poshte notes 6. Por cuditerisht Eriksen eshte vleresuar me…”

NOTAT e Gazzetta: “Dy lojtare poshte notes 6. Por cuditerisht Eriksen eshte vleresuar me…”
Inter Club Staff

Nota shume pozitive per Interin qe fiton ne Tardini 1-2 ndaj Parmes duke rritur keshtu diferencen me vendin e dyte.

Sipas La Gazzetta dello Sport, me i miri i ndeshjes ishte Alexis Sanchez, me noten 7,5, me dy golat e tij.

“Ndeshja e Alexis ne pjesen e dyte ka qene nje mrekulli me vete, nje show i vertete. Me ne fund Conte e rigjen Alexisin e vertete.”

Nderkohe, sipas La Gazzetta dello Sport shume mire kane luajtur edhe Bastoni, Barella dhe Lukaku: per te tre ata nje 7 e mire ne tabele.

Vetem gjysme note me pak, ka marre Handanovic, De Vrij dhe Brozovic, qe jane vleresuar keshtu me noten 6,5.

Per sa i perket Hakimit, Vidal, Lautaros dhe Eriksen, te katert ata jane ndalur ne noten 6, nderkohe shpjegimi per noten e danezit ka qene ky:

“Pasimet e tij nuk jane kurre elementare, edhe pse nuk e ndez ne asnje moment fantazine. Ne krosimin e Hakimit gabon kohen nderkohe.”

“Por Eriksen ne pjesen e dyte eshte nje histori tjeter. Kundersulmi i golit te dyte lind pikerisht nga nje top i bukur per Lukakun nga ana e tij.”

Nderkohe, nota 6 edhe per tranjerin Conte: “Me siguri qe nuk ka qene versioni me i mire sezonal i Interit, por per fitoren nuk ka dyshime. E mbi te gjitha, ka qene thelbesore per te marre dhene.”

Nga e gjithe skuadra, vetem dy nota me te ulta se 6: Perisic dhe Skriniar e kane mbyllur ndeshjen me nga nje note 5,5.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.