Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

412 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

NOTAT e Genoa-INTER: “Cfare note skandaloze shkon per Barella: si asnjehere me pare. Nderkohe Dzeko…”

NOTAT e Genoa-INTER: “Cfare note skandaloze shkon per Barella: si asnjehere me pare. Nderkohe Dzeko…”
Inter Club Staff

Inter ka bere nje tjeter ndeshje te dobet ne serine e saj negative qe ka filluar ne ndeshjen derbi dhe nuk po ka fund. Vetem 2 pike ne kater ndeshjet e fundit jane shume pak.

Nderkohe, le te kalojme te notat e ndeshjes se sotme:

HANDANOVIC 5,5 – I falur nga Gudmundsson, rrezikon te beje nderkohe nje gafe ndaj Melegoni por i ecen mire dhe e pret ate top qe askush nuk mendoi se mund te ishte i rrezikshem.

I ecen mire por Genoa sot se kishte shume mendjen te sulmi por tek gjera te tjera.

D’AMBROSIO 6,5 – Ne fushe ne menyre surprize dhe interpreton rolin ashtu si duhet. Organizimi taktik i Genoas i heq pak shkendije atij, por ben mire ne pergjithesi.

Ka personalitet dhe ndihmon skuadren. Shume i pafat te traversa. Shume shume i pafat dhe sa keq per Interin.

NGA MINUTA E 87 CAICEDO – Pa vote.

DE VRIJ 5,5 – Pavarsisht diferences ne gjatesi me Yeboah, ai e vendos ne veshtiresi te medha ne lojen ne ajer.

Shpesh here humbet dyluftime dhe ben edhe gabime te natyres teknike. Duket qe eshte ne presion dhe ndihet sa her eka topin ne kembe.

BASTONI 5,5 – E nis ne menyre te komplikuar dhe Genoa i hap pune qe ne fillim, por me kalimin e minutave rritet.

Tregon gjera te mira ne te majte me Perisic, por edhe ai ka dicka qe i mungon. Ishte nje nate jo e nivelit te tij.

DUMFRIES 5,5 – Vasquez me shume se nje lojtar krahu sot ishte nje mbrojtes qendre. Hollandezi shpesh duhet te vraponte bosh dhe nuk eshte se ben shume mire.

Sa keq, sepse ai duhet te kishte nje hap tjeter ne krahasim me te tjeret sot duke qene se ishte me fresket.

BARELLA 4,5 – Nje note skandaloze per te totalisht e merituar. Per me shume se 20 minuta fshihet dhe nuk i rrit aspak ritmet.

Edhe pse rritet me vone, prap ben disa gabime qe nuk jane per te. Me shume humbet topa se sa ben dicka te mire ne fushe. Shume keq.

NGA MINUTA E 83 MATIAS VECINO – Pa vote.

BROZOVIC 5,5 – Eshte ai qe drejton lojen e Interit dhe shoket besojne tek ai, por ka dicka me pak ne fushe.

Ne krahasim me te zakonshmen, ai gabon pak me shume dhe eshte me shume nervoz. Me pak fjale, nje tregues qe skuadra nuk eshte e qete.

CALHANOGLU 6 – Duket dhe zhduket disa here por eshte shume i cmuar ne menaxhimin e lojes nga Interi.

Gabon nje gol vetem pak minuta pasi fillon ndeshja dhe me pas nje tjeter ja presin mbrojtesat kundershtare. Kornet e tij jane gjithmone nje kercenim.

NGA MINUTA E 73 ARTURO VIDAL ME NOTEN 5,5 – Freskia e tij duket ne fushe, luan mire por gabon disa gjera qe nuk duhet. Gabime banale.

PERISIC 5,5 – E ben ai rrezikun e pare te ndeshjes. Por me pas gabon edhe ne mbrojtje duke i dhene nje top te rrezikshem Genoas.

Gjithesesi, sot ishte me shume nje ndeshje cka se sa nje ndeshje neutrale per te. Shume i pasakte ne momentin e fundit.

NGA MINUTA E 83 DIMARCO – Pa vote.

SANCHEZ 5,5 – Nuk ben ate qe duhej dhe ate per te cilen e kishte futur Inzaghi. Edhe ai ndihet si ne prove dhe nuk eshte i qete ne fushe.

NGA MINUTA E 73 NE FUSHE LAUTARO MARTINEZ ME NOTEN 6 – Si pak lojtare futet ne loje me mendjen e duhur. Agresiv por nuk ja del dot ne aq pak minuta.

DZEKO 6 – Eshte nje pike referimi gjithmone dhe ben cfare mundet perpara. Eshte me i miri i Interit ne sulm ne ndeshjen e sotme.

Duket i kthjellet dhe luan ne menyre inteligjente. Por skuadra nuk eshte mire dhe bie shume ne sy forma e dobet.

ALL. INZAGHI 5,5 – Hedh D’Ambrosion nga minuta e pare dhe le ne pankine Lautaron. Por pertej cdo gjeje, Interi nuk po funksionon.

Del keq nga prapa dhe vuan shume presionin. Eshte versioni me i keq i skuadres qe nga fillimi i sezonit.

Nderkohe zevendesimet e vonuara ndihmojne edhe Genoan. Inter nuk po shenon dot me dhe ai nuk po di cfare te shpike.

GENOA: Sirigu 6, Hefti 6, Maksimovic 6 (dal 53′ Cambiaso sv, dal 61′ Calafiori 6), Ostigard 6,5, Vasquez 6,5, Sturaro 6,5, Badelj 6,5, Gudmundsson 6 (dall’82’ Amiri sv), Melegoni 6, Portanova 6 (dall’82’ Rovella sv), Yeboah 6 (dal 62′ Kallon 5,5). All. Blessin 6,5

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.